Përaqësuesit e Odës së mjekëve realizuan takim me ministrin e Shëndetësisë Azir Aliu

Kryetarja e Odës së mjekëve, Prof. Dr. Kalina Grivçeva Stardellova, zëvendëskryetari, Asoc. Dr. Bekim Ismaili, nënkryetarja për Shëndetësinë sekondare, Asoc. Dr. Maja Manolleva, kryetari i Kuvendit të Odës, Dr. Visar Muça, dhe anëtarët e Bordit Ekzekutiv, Prof. Dr. Ylber Besimi dhe Dr. Lilija Çolakova Dervishova, realizuan një takim me ministrin e ri të Shëndetësisë, Azir Aliu, në të cilën prezantuan aktivitetet e Odës dhe diskutuan ndryshimet prioritare që duhen bërë për të avancuar sistemin shëndetësor.
Diskutimi u përqendrua në rritjen e cilësisë së arsimit të mjekëve dhe nevojën për të përvetësuar aftësi të reja që do t'i mundësojnë ata të kryejnë më mirë detyrat e tyre të përditshme të punës. Fokusi ishte edhe në nevojën për të ndryshuar sistemin e organizimit të specializimeve, me qëllim krijimin e një kuadri mjekësor që mund t'u përgjigjet nevojave nga kuadri profesional që ekziston në nivelin sekondar të mbrojtjes shëndetësore. U diskutuan gjithashtu mundësitë për rajonalizimin e shërbimeve shëndetësore dhe drejtimin e stafit mjekësor në spitalet në brendësi. U konfirmua nevoja për zëvendësimin e plotë të dokumenteve në letër në shëndetësi me ato elektronike, transferimin e disa shërbimeve nga niveli sekondar në atë primar, përshkrimin e Listës Pozitive të barnave, lehtësimin e procedurave për punësimin e kuadrit të mbrojtjes shëndetësore në spitale në pozicionet e punës të paplotësuara të parashikuara në organizimin dhe sistematizimin e vendeve të punës.
Ministri i Shëndetësisë i njohu mjekët me projektet që planifikon realizimin e tyre dhe njoftoi përfshirjen e Odës në organet që do të udhëheqin këto procese.