Licencë pune
Licenca e punës është dokument publik që vërteton trajnimin profesional për punë të pavarur të doktorit të mjekësisë. Doktorët e mjekësisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut duhet të posedojnë licencë përkatëse për punë, varësisht nga lloji i veprimtarisë shëndetësore që kryejnë, përkatësisht specializimi/subspecializimi.
Licenca e punës lëshohet në periudhë prej 7 vitesh.
Lëshimin, ripërtëritjen, vazhdimin dhe heqjen e licencës së punës së doktorëve të mjekësisë, Oda e mjekëve e bën në përputhje me Rregulloren për lëshimin, ripërtëritjen, vazhdimin dhe heqjen e licencës së punës të punonjësve shëndetësorë në fushën e mjekësisë.
Shuma e shpenzimeve për lëshimin, ripërtëritjen dhe vazhdimin e licencës për punë e doktorëve të mjekësisë është përcaktuar me Rregulloren për lartësinë e shpenzimeve për lëshimin, ripërtëritjen dhe vazhdimin e licencës për punë.
Lëshimi i licencës për punë
Licencë për punë në mbrojtjen primare shëndetësore.
Doktori i mjekësisë mund të fitojë licencë pune në mbrojtjen primare shëndetësore nëse ka kryer arsimin e duhur në fushën e mjekësisë, ka kryer punë prove dhe ka dhënë provimin profesional.
Dokumentet e nevojshme:
- Kërkesë për lëshimin e licencës së punës
- Fletëparaqitje për regjistrim në Regjistrin e Mjekëve
- Diplomë/ vërtetim për Fakultetin e Mjekësisë të përfunduar – kopje e noterizuar;
- Vërtetim për dhënien e provimit profesional - origjinal ose kopje e noterizuar;
- Certifikata e shtetësisë - origjinale ose kopje e noterizuar;
- Pagesën për lëshimin e licencës së punës
Licencë pune në degë specializimi ose subspecializimi
Doktori i mjekësisë që ka licencë pune nga mbrojtja shëndetësore primare, pas përfundimit të specializimit, përkatësisht subspecializimit, mund të marrë licencë pune në degën përkatëse të specializimit, përkatësisht subspecializimit.
Dokumentet e nevojshme:
- Kërkesë për lëshimin e licencës për punë
- Fletëparaqitje për regjistrim në Regjistrin e mjekëve
- Dëshmi e specializimit të kryer, përkatësisht subspecializimit
- Dëshmi për pagesën e rregullt të anëtarësimit
- Pagesën për lëshimin e licencës së punës
Licencë pune për doktor të mjekësisë me arsim të lartë të përfunduar, punën prove të kryer dhe provim profesional të dhënë jashtë shtetit
Doktori i mjekësisë me arsim të lartë të përfunduar, punë prove të kryer dhe provimin profesional të dhënë jashtë vendit mund të marrë licencë pune nëse ka diplomë të nostrifikuar për arsimin e përfunduar përkatës e lëshuar nga Ministria e Arsimit dhe Vendim për njohjen e punës së provës dhe provimin profesional të dhënë jashtë vendit të lëshuar nga Oda e Mjekëve e RMV.
Dokumentet e nevojshme:
- Kërkesë për lëshimin e licencës së punës
- Fletëparaqitje për regjistrim në Regjistrin e Mjekëve
- Diplomë për Fakultetin e Mjekësisë të përfunduar – kopje e noterizuar;
- Diplomë për Fakultetin e Mjekësisë të përfunduar - përkthim në gjuhën maqedonase nga përkthyes i autorizuar gjyqësor dhe i noterizuar;
- Vendim/ Aktvendim për njohjen e diplomës për Fakultetin e Mjekësisë të përfunduar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës së RMV- kopje e noterizuar;
- Certifikata e shtetësisë – origjinale ose kopje e noterizuar;
- Vendim për njohjen e punës provë dhe provimit profesional jashtë vendit, lëshuar nga Oda e Mjekëve të RMV - origjinal ose kopje e noterizuar
- Pagesa për lëshimin e licencës së punës
Nëse kandidati ka kryer specializimin, përkatësisht subspecializimin jashtë vendit, për lëshimin e licencës për punë në degën përkatëse të specializimit, përkatësisht subspecializimit, duhet të dorëzojë edhe:
- Vendim për specializimin e njohur, përkatësisht subspecializimin e lëshuar nga Ministria e Shëndetësisë e RMV - kopje e noterizuar
- Dëshmi për dhënien e provimit për specializim ose subspecializim jashtë vendit – kopje noterizuar
- Dëshmi për dhënien e provimit specialistik ose subspecialist jashtë vendit - përkthim në gjuhën maqedonase nga përkthyes i autorizuar gjyqësor i noterizuar.
Nëse kandidati posedon licencë pune e lëshuar jashtë vendit, krahas dokumenteve sipër duhet të dorëzojë edhe:
- Licencë pune e lëshuar nga Oda përkatëse e shtetit në të cilin është fituar - kopje e noterizuar
- Licencë pune e lëshuar nga Oda përkatëse e shtetit në të cilin është fituar - përkthim në gjuhën maqedonase nga përkthyes i autorizuar gjyqësor i noterizuar.
- Rekomandim nga Oda në të cilën ka qenë anëtar
Licencë pune e përkohshme për shtetas të huaj
Licencë pune e përkohshme për shtetas të huaj
Punonjësi shëndetësor me arsim të lartë në fushën e mjekësisë - shtetas i huaj, mund të marrë licencë pune nëse përveç kushteve të përgjithshme të përcaktuara me rregulloren për lëvizjen, qëndrimin dhe punësimin e të huajve, i plotëson edhe kushtet e përcaktuara me Ligjin për mbrojtje shëndetësore për shtetasit e Republikës së Maqedonisë së Veriut të cilët kanë kryer shkollimin jashtë vendit dhe nëse kryen trajnim plotësues dhe kontrollim të njohurive dhe aftësive profesionale, në pajtim me Programin për trajnimin plotësues dhe kontrollim të njohurive dhe aftësive profesionale të Odës së Mjekëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut
Punonjësi shëndetësor me arsim të lartë në fushën e mjekësisë - shtetas i huaj i cili ushtron veprimtari shëndetësore në Republikën e Maqedonisë së Veriut, duhet të zotërojë gjuhën maqedonase.
Punonjës shëndetësor me arsim të lartë që ka marrë kualifikime në shtetet anëtare të Bashkimit Evropian ose në Zvicër, Norvegji, Kanada, Japoni, Izrael, Turqi, Rusi ose SHBA nuk i nënshtrohet trajnimit plotësues dhe kontrollimit të njohurive dhe aftësive profesionale.
Dokumentet e nevojshme:
- Kërkesë për lëshimin e licencës së përkohshme për punë - për punësim
- Fletëparaqitje për regjistrim në Regjistrin e Mjekëve
- Diplomë për Fakultetin e Mjekësisë të përfunduar – kopje e noterizuar;
- Diploma për Fakultetin e Mjekësisë të përfunduar - përkthim në gjuhën maqedonase nga përkthyes i autorizuar gjyqësor i noterizuar;
- Vendim/ Aktvendim për njohjen e diplomës për Fakultetin e Mjekësisë të përfunduar nga Ministria e Arsimit e RMV - kopje e noterizuar;
- Dëshmi për provimin profesional të dhënë ose të njohur – origjinal ose kopje e noterizuar
- Vërtetim për njohjen e gjuhës maqedonase nga institucion i autorizuar arsimor;
- Leje për qëndrim të miratuar në RMV e lëshuar nga organi kompetent shtetëror - origjinal ose kopje e noterizuar;
- Leje pune e lëshuar nga organi kompetent shtetëror - origjinal ose kopje e noterizuar;
- Vërtetim për përvojë pune;
- Rekomandim nga Oda në të cilën ishte anëtar
- Vërtetim për trajnimin e kryer dhe kontrollimin e njohurive dhe aftësive profesionale për lëshimin e licencës së punës;
- Pagesën për lëshimin e licencës së punës për shtetas të huaj
Nëse doktori i mjekësisë - shtetas i huaj ka kryer specializimin, respektivisht subspecializimin jashtë vendit, duhet të dorëzojë:
- Vendimi për specializimin e njohur, gjegjësisht subspecializimin e lëshuar nga Ministria e Shëndetësisë e RMV - kopje e noterizuar.
- Dëshmi për dhënien e provimit specialistik ose subspecialistik jashtë vendit - kopje e noterizuar
- Dëshmi për dhënien e provimit specialistik ose subspecialistik jashtë vendit - përkthim në gjuhën maqedonase nga përkthyes i autorizuar gjyqësor i noterizuar.
Licencë e përkohshme pune për qëllime edukative
Doktor i mjekësisë, specialist ose subspecialist nga shtetet anëtare të OECD-së ose shtetas i Maqedonisë i cili ka punuar së paku pesë vjet pa ndërprerje në institucionet shëndetësore, përkatësisht në institucionet e arsimit të lartë në fushën e mjekësisë në shtetet anëtare të OECD-së, si dhe udhëheqës në institucionet shëndetësore në shtetet anëtare të OECD, në të cilin në përputhje me rregulloret në fushën e studimeve mjekësore dhe përsosjen e vazhdueshme profesionale të doktorëve të mjekësisë, është lidhur marrëveshje për kryerjen e veprimtarisë mjekësore si punonjës shëndetësor , me qëllim të ngritjes të aftësive dhe njohurive të doktorëve të mjekësisë, përkatësisht specialistëve dhe subspecialistëve në institucionet shëndetësore në Republikën e Maqedonisë së Veriut përmes bartjes së aftësive dhe njohurive në fushën e mjekësisë dhe punës në institucionet shëndetësore, Oda i lëshon licencë të përkohshme pune.
Licenca e punës lëshohet me kërkesë të institucionit shëndetësor ku eksperti do të kryejë përkohësisht veprimtarinë shëndetësore.
Dokumentet e nevojshme:
- Kërkesë për lëshimin e licencës së përkohshme të punës (për qëllime arsimore)
- Biografi profesionale – e përkthyer në gjuhën maqedonase;
- Përshkrimi i detajuar i qëllimeve dhe kohëzgjatja e qëndrimit të ekspertit;
- Licencë pune e lëshuar nga vendi që vjen - përkthim në gjuhën maqedonase nga përkthyes i autorizuar gjyqësor i noterizuar;
- Deklaratë nga institucioni shëndetësor që e angazhon mjekun për të marrë përgjegjësinë për mundësimin e mbrojtjes adekuate shëndetësore për pacientët pas largimit të ekspertit të ftuar;
- Pajtim nga Shoqata përkatëse profesionale
- Pagesë për lëshimin e licencës së punës për shtetas të huaj
Ripërtëritja e licencës për punë
Licenca e punës lëshohet për një periudhë shtatëvjeçare. Kërkesa për ripërtëritjen e licencës së punës parashtrohet të paktën 30 ditë para skadimit të afatit të vlefshmërisë së licencës së punës. Doktorit të mjekësisë mund t'i ripërtërihet licenca e punës nëse:
- Në periudhën e vlefshmërisë së licencës me përsosje të vazhdueshme profesionale, duke ndjekur risitë në mjekësi dhe duke i përsosur njohuritë e veta, ka fituar një numër të përshtatshëm pikësh (të paktën 20 në vit) dhe
- të paktën 60% të kohës së vlefshmërisë së licencës së punës, ka punuar në veprimtarinë për të cilën ka fituar licencën e punës.
Dokumentet e nevojshme:
- Kërkesë për ripërtëritjen e licencës së punës
- Dëshmi (certifikata) se gjatë periudhës së vlefshmërisë së licencës së punës kanë fituar pikë, në përputhje me kriteret e përcaktuara me Rregulloren për përsosje profesionale të Odës;
- Dëshmia e punës në veprimtari: vërtetim nga APRMV për lëvizje në shërbim ose nga Fondi i SPIMV –së ose vërtetim nga shërbimi i personelit të institucionit publik shëndetësor;
- Vërtetim për anëtarësimin e paguar;
- Pagesa për ripërtëritjen e licencës.
Ripërtërija e licencës së punës së doktorit të mjekësisë i zgjedhur ose emëruar në funksion publik
Doktori i mjekësisë i zgjedhur ose emëruar në funksion publik, kohën e kaluar në ushtrimin e detyrës nuk i llogaritet në kohën e vlefshmërisë së licencës së punës. Punonjësi shëndetësor dorëzon dokument nga institucioni përkatës që është i zgjedhur ose emëruar në funksion publik në të cilën patjetër duhet të theksohet edhe periudha gjatë së cilës punonjësi shëndetësor ka ushtruar funksion publik.
Vazhdimi i licencës së punës
Në bazë të Ligjit të Mbrojtjes Shëndetësore, doktori i mjekësisë i cili nuk i plotëson kushtet për ripërtëritjen e licencës mund t'i vazhdohet përkohësisht licenca e punës për gjashtë muajt e ardhshëm, me kusht që gjatë kësaj periudhe të kryejë me sukses trajnimin plotësues dhe kontrollimin e njohurive dhe aftësitë profesionale, në pajtim me Programin për trajnim plotësues dhe kontrollim të njohurive dhe aftësive profesionale të Odës.
Rregullore për programin e trajnimit plotësues dhe kontrollimit të njohurive dhe aftësive profesionale të punonjësve shëndetësorë me arsim të lartë, përbërjen e komisionit të provimit dhe mënyra e zbatimit të kontrollimit të punonjësve shëndetësorë me arsim të lartë në fushën e mjekësisë.
Dokumentet e nevojshme:
- Kërkesë për trajnim dhe kontrollim të njohurive dhe aftësive për vazhdimin e licencës për punë
- Ripërtëritja e licencës së punës
- Doktori i mjekësisë i cili nuk ka ripërtërirë apo vazhduar licencën e punës në afatet e përcaktuara me ligj, mund të fitoj sërish licencë pune nëse i nënshtrohet trajnimit plotësues dhe e kryen me sukses kontrollimin e veçantë plotësues të njohurive dhe aftësive profesionale para komisionit të provimit të Odës.
- Dokumentet e nevojshme:
- Kërkesë për fitim e sërishëm të licencës për punë.