Anëtarësimi në Odën e mjekëve
Anëtarësimi në Odën e Mjekëve është e drejtë dhe detyrë e të gjithë doktorëve të mjekësisë që kryejnë veprimtari mjekësore në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, përfshirë dhe shtetasit e huaj.
Në Odë mundet të anëtarësohet doktor i mjekësisë i cili ka kryer veprimtarinë mjekësore në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, doktor i mjekësisë i papunë, doktor i mjekësisë i punësuar jashtë sistemit shëndetësor dhe doktor i mjekësisë - shtetas i huaj i cili qëndron dhe përkohësisht ushtron veprimtari shëndetësore në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe ka licencë të lëshuar nga Oda.
Të drejtat e anëtarëve të Odës së Mjekëve
Anëtarët e Odës kanë këto të drejta:
- E drejta për të zgjedhur organet dhe trupat e Odës dhe e drejta për t'u zgjedhur;
- E drejta për ndihmë këshillimore-juridike për çështje të natyrës profesionale
- E drejta për këshilla dhe mbështetje profesionale mjekësore;
- E drejta për të shfrytëzuar përfitimet e arritura nga Oda me subjekte të tjera juridike dhe persona fizikë;
- E drejta për ndihmë financiare anëtarit të Odës në përputhje me aktet e Odës;
- E drejta për kopje falas të revistës së Odës.
Obligimet e anëtarëve të Odës së Mjekëve
Anëtarët e Odës kanë të drejtat në vijim:
- Obligim për respektimin dhe përmbajtjen e të gjitha rregulloreve të miratuara nga organet e Odës, veçanërisht Kodit të Etikës dhe Deontologjisë Mjekësore dhe Statutit të Odës;
- Obligim për respektimin e akteve të miratuara nga organet e Odës;
- Obligim për të njoftuar Odën për të gjitha ndryshimet në punësim, arsimim, avancim profesional, shkencor dhe arsimor, si dhe ndryshimet e të dhënave personale në përputhje me aktet e Odës;
- Obligim për të siguruar informacione të nevojshme për zbatimin e duhur të aktiviteteve të Odës;
- Obligim për bashkëpunim dhe pjesëmarrje në Mbikëqyrje profesionale në përputhje me aktet e Odës;
- Obligim për pagesën e rregullt të anëtarësimit dhe të gjitha detyrimet tjera financiare që rrjedhin nga anëtarësimi në Odë;
- Obligime tjera që rrjedhin nga Statuti dhe aktet e Odës
Pushimi i anëtarësimit në Odën e Mjekëve
Anëtarësia në Odë përfundon në rast të:
- Heqjes së përhershme të licencës;
- Heqjes së përkohshme të licencës;
- Kërkesës së anëtarit të Odës;
- Vdekjes së anëtarit të Odës