Kartelat e anëtarësisë
Pas regjistrimit në Regjistrin e Mjekëve, anëtarët e Odës marrin kartelën e anëtarësisë.
Përveç qëllimit themelor të konfirmimit të anëtarësisë në Odën e Mjekëve, mjekët do t’i përdorin kartelat edhe në procesin e edukimit të vazhdueshëm mjekësor për të evidentuar vizitat në ngjarjet e organizuara të EVM.
Duke treguar kartelën, ju mund të shfrytëzoni përfitimet për ulje dhe përfitimе te komitentët me të cilët Oda e Mjekëve ka lidhur marrëveshje..
Dokumentet e nevojshme për lëshimin e kartelës së anëtarësisë:
- Kërkesë për lëshimin e kartelës së anëtarësisë;;
- Fotografi - për më shumë informacion në këtë link.
Shpenzimet për lëshimin e parë dhe fotografimit për kartelën e anëtarësisë bien mbi Odën e Mjekëve. Në rast të humbjes ose dëmtimit të kartelës së anëtarësisë, kompensimi për lëshimin e sërishëm të kartelës është 300 denarë.