Provimi profesional
Pas përfundimit të stazhit të praktikantit (punës provë), doktori i mjekësisë më së voni brenda një viti është i obliguar t’i nënshtrohet provimit profesional për të marrë licencë pune. Procesi i dhënies së provimit profesional dhe lëshimi i licencës për punë rregullohen me Rregulloren për provimin profesional të doktorëve të mjekësisë dhe për lëshimin e licencës bazë/themelore.
Paraqitja dhe dhënia e provimit profesional organizohet sipas Kalendarit për dhënien e provimit profesional.
Dokumentet e nevojshme për dhënien e provimit profesional:
- Fletëparaqitje për dhënien e provimit profesional
- Diplomë/Certifikatë e Fakultetit të Mjekësisë të përfunduar – kopje e noterizuar;
- Librezë të praktikantit e plotësuar dhe vërtetuar sipas Rregullores për planin dhe programin e stazhit të praktikantit - kopje e noterizuar;
- Certifikata e shtetësisë - origjinale ose kopje e noterizuar
- Fletëpagesa e paguar për dhënien e provimit profesional.
Kandidati i cili ka përfunduar Fakultetin e Mjekësisë jashtë vendit, në formë shtesë duhet të dorëzojë edhe:
- Vendim/Aktvendim për njohjen e arsimit të lartë nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës e RMV - kopje e noterizuar
- Diplomë për Fakultetin e Mjekësisë të përfunduar- kopje e noterizuar
- Diplomë për Fakultetin e Mjekësisë të përfunduar - përkthim në gjuhën maqedonase nga përkthyes i autorizuar gjyqësor i noterizuar.
Pyetjet e provimit
Pyetje për provim
Pyetje për provim në gjuhën maqedonase
Njohja e provimit profesional të dhënë jashtë vendit
Për njohjen e provimit profesional të dhënë jashtë vendit duhet të dorëzohen dokumentet në vijim:
- Kërkesë për njohje të provimit profesional të dhënë jashtë vendit
- Deklaratë - e noterizuar
- Vendim/ Aktvendim për njohjen e arsimit të lartë nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës të RMV - kopje e noterizuar
- Diplomë për Fakultetin e Mjekësisë të përfunduar - kopje e noterizuar
- Diplomë për Fakultetin e Mjekësisë të përfunduar- përkthim në gjuhën maqedonase nga përkthyes i autorizuar gjyqësor i noterizuar.
- Certifikatë e shtetësisë – origjinale ose kopje e noterizuar
- Karton personal të stazhit - kopje e verifikuar me nënshkrim dhe vulë të fakultetit përkatës - përkthim në gjuhën maqedonase
- Plani dhe programi nga provimi profesional i dhënë jashtë vendit - kopje e vërtetuar me nënshkrim dhe vulë të fakultetit përkatës - përkthim në gjuhën maqedonase
- Protokollet nga provimi profesional i dhënë - kopje e verifikuar me nënshkrim dhe vulë të fakultetit përkatës - përkthim në gjuhën maqedonase
Komisioni i Provimit
Lista e mjekëve të akredituar për anëtarë të Komisionit për Provim
Komisionet e Provimit para të cilave doktorët e mjekësisë e kalojnë provimin profesional përbëhen nga shtatë anëtarë. Anëtar i komisionit për provim përcaktohet një doktor i mjekësisë, në përputhje me programin e stazhit të praktikës, i akredituar nga Komisioni për Çështjet Profesionale të Odës së Mjekëve, i cili nuk ka pasur lidhje me trajnimin e kandidatit gjatë zbatimit/realizimit të praktikës. Akreditimi i pyetësit zgjat dy vjet.
Për anëtar të Komisionit për Provim mundet të akreditohet doktor i mjekësisë i cili i plotëson kriteret në vijim:
- Licencë pune e lëshuar nga Oda e Mjekëve e RMV;
- Dëshmi për punë ekipore - vërtetim për pjesëmarrje në: projekte, kolegjiume profesionale/ ose shkencore, përkatësisht borde në institucione, ose shoqata, borde në kongrese, simpoziume dhe forma të tjera të përsosjes profesionale ose shkencore;
- Dëshmi për përvojën në mësimdhënie dhe/ose vlerësim.
Në përbërjen e komisioneve përveç doktorëve të mjekësisë anëtarë janë dhe juristë. Për anëtar të komisionit të provimit mund të akreditohet dhe jurist/avokat i cili i plotëson kriteret në vijim:
- Së paku pesë vjet përvojë pune në fushën e shëndetësisë – vërtetim i punës në shëndetësi, i lëshuar nga institucioni shëndetësor apo organizata nga fusha e shëndetësisë (Ministria e Shëndetësisë, Fakulteti i Mjekësisë, ASHAM dhe ngjashëm)