Edukimi i Vazhdueshëm Mjekësor (EVM)
Përsosja e vazhdueshme profesionale e doktorëve të mjekësisë është një procedurë e vazhdueshme që vazhdon pas marrjes së licencës për punë, me qëllim të avancimit të njohurive dhe aftësive për diagnostikim dhe trajtim.
Format e përsosjes së vazhdueshme profesionale të doktorit të mjekësisë janë: pjesëmarrja në punën e kongreseve/konferencave, simpoziumeve dhe forma tjera të takimeve profesionale, kurseve/punëtorive për edukim të vazhdueshëm, qëndrime studimore, punime të botuara në revista profesionale dhe shkencore, fitimin e titujve profesionalë dhe shkencorë, denoncim për efekte anësore të barnave dhe aktivitet të mentorit dhe edukatorit, edukimi i vazhdueshëm mjekësor në formë ueb.
Edukimi i vazhdueshëm mjekësor organizohet dhe zbatohet në përputhje me Rregulloren për format e përsosjes së vazhdueshme profesionale, kriteret për ndarjen e formularëve, kriteret për zgjedhjen e zbatuesve të formave të përsosjes së vazhdueshme profesionale dhe pikët për përtëritjen e licencës për punë të punonjësve shëndetësorë me arsim të lartë në fushën e mjekësisë..
Evidentimi i pikëve për EVM
Doktori i mjekësisë në periudhën e vlefshmërisë shtatëvjeçare të licencës duhet të fitojë 140 pikë përmes formave të ndryshme të përsosjes profesionale, pra çdo vit siguron të paktën 20 pikë.
Dokumentet e nevojshme për regjistrimin e pikëve të arritura për EVM:
- Dëshmi për përsosje profesionale - kopje të certifikatave për aktivitetet e ndjekura të akredituara profesionale (origjinale për këqyrje), certifikata ose fotokopje të artikujve të publikuar etj.
- Kërkesë për miratim dhe kategorizim të përsosjes së zhvillimit profesional nga doktorët e mjekësisë
Kontrollimi i pikave të regjistruara për EVM përmes Portalit të mjekut
Duke u lajmëruar në Portalin e mjekut, çdo doktor mund të kontrollojë të dhënat e tij, përfshirë gjendjen e pikëve të regjistruara për EVM. Procedura në vijim:
- Klikoni në portal.lkm.org.mk
- Lajmërohuni me "Emrin e përdoruesit" dhe "Fjalëkalimin" tuaj. Emri i përdoruesit është e-mail adresa e juaj e shënuar në Regjistër dhe fjalëkalimi juaj është 6 (gjashtë) numrat e fundit të numrit personal. Nëse nuk e dini cilën e-mail adresë keni theksuar në Regjistër ose nuk është më aktive, ju lutemi të telefononi gjatë orarit të punës në 02/3239 060 lokale 111 për të bërë azhurnim.
- Duke shtypur butonin "Hyrje", ju kyçeni në dosjen tuaj.
- Hyni në fushën "Të dhënat personale", më pas te "Të dhënat e mia" dhe më pas te "Edukimi i vazhdueshëm" ku mund të këqyrni pikët e regjistruara për EVM për çdo vit individualisht.