Oda e mjekëve e Republikës së Maqedonisë së Veriut
Oda e Mjekëve e Republikës së Maqedonisë së Veriut është organizatë e pavarur dhe profesionale e të gjithë doktorëve të mjekësisë në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Oda e Mjekëve ka statusin e subjektit juridik dhe i përfaqëson interesat e të gjithë doktorëve të mjekësisë që janë anëtarë të Odës.
Oda e Mjekëve vepron në drejtim të mbrojtjes dhe promovimit të ekspertizës, detyrave dhe të drejtave etike të doktorëve të mjekësisë, si dhe reputacionit, integritetit dhe interesave profesionale të tyre. Oda është e përkushtuar për avancimin e profesionit të përgjithshëm mjekësor dhe ushtrimin e duhur dhe të ndershëm të tij. Oda e Mjekëve siguron paraqitjen e organizuar të doktorëve të mjekësisë para organeve shtetërore, FSSHRMV dhe institucioneve shëndetësore dhe jep propozime dhe sugjerime për organizimin e mbrojtjes shëndetësore në të gjitha nivelet dhe para institucioneve të sistemit, të gjitha në interes të qytetarëve dhe doktorëve të mjekësisë. në vend.
Statuti i Odës së Mjekëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut
Kodi i Deontologjisë Mjekësore
HISTORIKU
Oda e Mjekëve e Maqedonisë është themeluar më 5 qershor 1992 me iniciativën e disa mjekëve nga Shoqata e Mjekëve e Maqedonisë. Në hapësirat e Spitalit të Armatës së Maqedonisë u mbajt seanca e parë konstituive e Kuvendit të Odës së Mjekëve, ku pas fjalës hyrëse të prof. Jovan Tofovski dhe fjalimit përshëndetës të Presidentit të Republikës së Maqedonisë Kiro Gligorov, delegatët miratuan Statutin e Odës dhe Kodin e Deontologjisë Mjekësore dhe u zgjodhën organet dhe trupat e Odës. Kryetar është zgjedhur Prof. Dr. Aleksej Duma.
Seanca e parë konstituive e OMM
Oda e Mjekëve e Maqedonisë fillimisht kishte doktorë të mjekësisë dhe doktorë stomatolog. Në vitin 1995, stomatologët u ndanë dhe e formuan Odën e Stomatologëve.
Oda e Mjekëve të Maqedonisë është pasardhëse e Odës së Mjekëve që ka ekzistuar në këto hapësira në dekadën e tretë të shekullit të kaluar në Mbretërinë e atëhershme të Jugosllavisë. Selia e Odës që e ka mbuluar rajonin e atëhershëm të Vardarit ka qenë në Shkup. Të gjithë mjekët dhe stomatologët ishin anëtarë të Odës, që ishte një obligim për të pasur mundësi të veprojnë. Është paguar anëtarësi edhe atë në sekretaritë lokale në stacionet e policisë komunale.
Autorizimet publike
Në pajtim me Ligjin për Mbrojtje Shëndetësore, Oda e Mjekëve ka autorizim dhe obligim publik të:
- Lëshojë, ripërtërijë, vazhdojë dhe revokojë licencat e doktorëve të mjekësisë
- Mbajë Regjistrin e licencave të lëshuara, të rinovuara, të zgjatura dhe të revokuara për punën e doktorëve të mjekësisë.
- Kryejë mbikëqyrje profesionale mbi punën e institucioneve shëndetësore dhe institucioneve të tjera që ushtrojnë veprimtari shëndetësore dhe të punonjësve shëndetësorë.
Mbikëqyrja Profesionale
Mbikëqyrja profesionale kryhet për kontroll mbi punën profesionale, zbatimin e udhëzimeve profesionale, vlerësimin e punës profesionale, si dhe vlerësimin e kushteve dhe mënyrën e ofrimit të mbrojtjes shëndetësore.
Mbikëqyrja e rregullt profesionale e punës e punonjësve shëndetësorë kryhet në bazë të Planit vjetor për mbikëqyrje profesionale me pëlqim nga Ministri i Shëndetësisë. Mbikëqyrja e jashtëzakonshme profesionale realizohet në bazë të kërkesës me shkrim dhe dokumentacionit përkatës, parashtruar nga pacienti, familjar i tij dhe autoritetet shtetërore.
Mbikëqyrja profesionale përfshin kontrollin e të dhënave nga urdhri, kontrolli i punës profesionale të doktorëve të mjekësisë duke rishikuar evidencën mjekësore dhe realizimin e intervistave, kontroll të respektimit të dispozitave të Kodit të Etikës dhe Deontologjisë Mjekësore nga doktori i mjekësisë në kryerjen e veprimtarinë e tij, kontroll të vlefshmërisë së licencave dhe certifikatave nga trajnimi për procedurat diagnostike dhe terapeutike të kryera nga doktori i mjekësisë në kryerjen e veprimtarisë shëndetësore, përpilimi i procesverbalit për mbikëqyrjen e kryer profesionale, dhënia e mendimit në bazë të situatës aktuale duke ndërmarr masa përkatëse në bazë të përfundimit të mbikëqyrjes.