Zëvendëskryetari
Zëvendëskryetari i Odës kryen kompetencat e parapara me Statut, respektivisht së bashku me Kryetarin e Odës i nënshkruan të gjitha dokumentet nga puna materialo-financiare dhe e zëvendëson Kryetarin e Odës gjatë mungesës së tij, ndërmerr të drejta, kompetenca dhe përgjegjësi të mbartura nga Kryetari, si dhe kompetenca të tjera që ndërlidhen me funksionimin e Odës.
Zëvendëskryetari i Odës
Asoc. Prof. Bekim Ismaili
Asoc. Prof. Bekim Ismaili është profesor në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Tetovës. Arsimin e lartë e ka përfunduar në Fakultetin e Mjekësisë në “Universitetin Trakia” – Stara Zagora në vitin 2002, ndërsa disertacionin e doktoraturës e ka mbrojtur në vitin 2022, me të cilin e ka fituar titullin shkencor Doktor i Shkencave në fushën e biomjekësisë. Asoc. Prof. Ismaili që nga viti 2012 është i angazhuar edhe si mentor në Qendrën për Mjekësi Familjare, e cila është pjesë e Fakultetit të Mjekësisë në Universitetin “Sh. Kiril dhe Metodij" - Shkup.