Stazhi i praktikantit
Stazhi i praktikantit
Doktori i mjekësisë i cili ka kryer studimet gjashtëvjeçare përkatësisht pesëvjeçare në fushën e mjekësisë në një institucion të arsimit të lartë brenda ose jashtë vendit, si kusht për dhënien e provimit profesional kërkohet të ketë kryer stazh (punë prove).
Stazhi i praktikantit realizohet në institucionet shëndetësore në pajtim me Rregulloren për planin dhe programin për praktikën e punonjësve shëndetësorë me arsim të lartë.
Dokumentet e nevojshme për të aplikuar për stazhin e praktikantit:
Certifikatë për përfundimin e Fakultetit të Mjekësisë - Shkup
Plani dhe programi për zbatimin e stazhit të praktikantit
Stazhi i praktikantit (punë prove) për punonjësit shëndetësorë me arsim të lartë në fushën e mjekësisë që kanë përfunduar studimet pesëvjeçare zgjat një vit, ndërsa për punonjësit shëndetësorë me arsim të lartë në fushën e mjekësisë që kanë përfunduar studimet gjashtëvjeçare zgjat gjashtë muaj.
Plani dhe programi për stazhin e praktikantit për doktor të mjekësisë që zgjat gjashtë muaj:
Mbrojtja shëndetësore primare - 30 ditë
Mjekësi interne - 45 ditë
Kirurgjia - 30 ditë
Pediatri - 45 ditë
Gjinekologji dhe obstetrikë - 30 ditë
Plani dhe programi për stazhin e praktikantit për doktor të mjekësisë që zgjat një vit:
1. Mjekësi e përgjithshme - 60 ditë
2. Grupi i mjekësisë interne:
- Mjekësi interne - 30 ditë
- Sëmundjet infektive - 20 ditë
- Pulmofiziologji - 15 ditë
- Dermatovenerologji - 10 ditë
- Neuropsikiatri - 10 ditë
- Transfuzion - 10 ditë
3. Grupi i kirurgjisë:
- Kirurgji e përgjithshme me traumatologji - 30 ditë
- Otorinolaringologji - 10 ditë
- Oftalmologji - 10 ditë
Grupi për mbrojtjen e grave, fëmijëve dhe të rinjve:
a) akusheri:
Dispanzer për femra- 15 ditë
Materniteti - 30 ditë
b) mbrojtja e fëmijëve dhe të rinjve:
Dispanzer për fëmijë dhe të rinj - 30 ditë
Trajtimi në spital - 15 ditë
5. Grupi i mjekësisë parandaluese:
- Higjiena - 15 ditë
- Epidemiologjia - 15 ditë
- Mjekësia e punës - 15 ditë
- Mjekësia sociale me organizimin e veprimtarisë shëndetësore - 15 ditë
6. Mjekësia ligjore - 10 ditë
Praktika e kryer jashtë vendit
Stazhi i praktikantit që doktori i mjekësisë ka kryer jashtë vendit mund të njihet pjesërisht ose tërësisht nga Oda e Mjekëve nëse programi për përvojën e përfunduar nuk shmanget nga programi i stazhit të praktikantit, e përcaktuar sipas Rregullores për stazhin e praktikantit.
Dokumentet e nevojshme për njohjen e stazhit të praktikantit të realizuar jashtë vendit:
Kartela personale e praktikës me nënshkrim dhe vulë nga fakulteti përkatës - përkthim në gjuhën maqedonase - kopje e noterizuar;
Plani dhe programi për punë provë nga shteti në të cilin është realizuar praktika me nënshkrim dhe vulë të fakultetit përkatës - përkthim në gjuhën maqedonase - kopje e noterizuar;
Kandidati i cili është diplomuar në Fakultetin e Mjekësisë jashtë vendit duhet të paraqesë:
Vendim për njohjen e arsimit të lartë nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës së RMV- kopje e noterizuar;
Diplomë nga studimet e përfunduara të Fakultetit i Mjekësisë – kopje e noterizuar
Diplomë nga studimet e përfunduara të Fakultetit i Mjekësisë - përkthim në gjuhën maqedonase nga përkthyes i autorizuar gjyqësor i noterizuar.