Kryetarja e OMRMV
Kryetari i Odës së Mjekëve e prezanton dhe e përfaqëson Odën në veprimet juridike, i nënshkruan të gjitha vendimet dhe aktet e Odës, bashkë me zëvendëskryetarin e Odës i nënshkruan të gjitha dokumentet të punës materialo-financiare, i thërret dhe i drejton seancat e Këshillit Ekzekutiv, menaxhon me punën e shërbimit profesional dhe kujdeset për realizimin e bashkëpunimit me oda, shoqata, institucione, organe dhe organizata të tjera në fushën e shëndetësisë.
Kryetare e OMRMV
Prof. Dr. Kalina Grivçeva Stardellova
Vizioni i Kryetares:
“Oda e Mjekëve është e përkushtuar dhe angazhuar në mbrojtjen e të drejtave, interesave profesionale dhe integritetit të mjekëve dhe ngritjen e cilësisë së mbrojtjes shëndetësore. Mjekët janë një nga hallkat kryesore të sistemit shëndetësor, të cilët në kushte të siguruara adekuate të punës, duke angazhuar gjithë ekspertizën dhe njohjen e tyre dhe respektimi i normave etike, kontribuojnë drejtpërdrejt në ruajtjen e shëndetit publik dhe cilësinë e jetës. Por, roli i mjekëve është i domosdoshëm për t’u integruar në të gjitha segmentet e sistemit, si ofrues shërbimesh, por edhe si veprues aktivë në krijimin, ndërtimin dhe ndryshimin e politikave shëndetësore”.
Prof. Dr. Kalina Grivçeva - Stardellova është profesoreshë në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin "Shën Kirili dhe Metodi" dhe pjesë e Klinikës për Gastroenterohepatologji. Arsimin e lartë e përfundoi në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” në vitin 1987, kurse disertacionin e doktoraturës e mbrojti në vitin 2014, duke fituar titullin Doktor i Shkencave në fushën e gastroenterohepatologjisë. Në kuadër të veprimtarisë mësimore të Fakultetit të Mjekësisë, Departamenti i Mjekësisë Interne, ligjëron programet studimore për mjekësi, stomatologji, infermieri të lartë dhe logopedë.
Ish kryetarë të Odës së Mjekëve
Prof. Dr. Koço Çakallarovski
Mandati: Maj 2012- Maj 2017
Prof. Dr. Vlladimir Borozanov
Mandati: Prill 2008- Maj 2012
Prof. Dr. Aleksej Duma
Mandati: Qershor 1992- Prill 2008