Kuvendi i Odës së Mjekëve: U miratua raporti vjetor për punë dhe u votuan ndryshime në disa rregullore
Oda e Mjekëve mbajti Kuvendin e katërt vjetor në të cilën u prezantua raporti vjetor për punën e Odës dhe u shqyrtuan dhe miratuan disa akte nënligjore dhe akte të tjera juridike.
Raportin e prezantoj kryetarja e Odës, prof. Dr. Kalina Grivçeva Stardelova, e cila informoi për ndryshimet ligjore që janë bërë me iniciativë të Odës, të cilat janë në drejtim të përmirësimit të kushteve të punës së mjekëve dhe avancimin e sistemit shëndetësor, si liberalizimi në kryerjen e aktiviteteve plotësuese, mundësia për qëndrim në marrëdhënie të rregullt pune deri në mbushjen e moshës 67 vjeçare në procedurë të thjeshtësuar, në këtë mënyrë nuk kanë nevojë për marrjen e pajtimit të veçantë nga drejtori i institucionit shëndetësor dhe Ministria e Shëndetësisë, si dhe thjeshtësimi i procedurës për dhënien koncesion për shfrytëzimin e hapësirës dhe pajisjeve për mjekët e familjes.
Ajo ju referua edhe aktiviteteve të ndërmarra në kuadër të punës së organeve të Odës, të cilat rrjedhin nga kompetencat e saj të përcaktuara me Ligjin për Мbrojtje Shëndetësore, lidhur me dhënien e licencave, organizimin e dhënies së provimit profesional, udhëheqjen e Regjistrit të licencave të lëshuara, të ripërtërira, të vazhduara dhe të hequra, akreditimi i ngjarjeve të edukimit të vazhdueshëm mjekësor, mbikëqyrja profesionale.
Në prezantimin e raportit vjetor, kryetarja e Odës theksoi aktivitetin ndërkombëtar dhe pjesëmarrjen në aktivitetet e ZEVA-s dhe Komitetit të Përhershëm të Mjekëve Evropianë (CPME), përmes të cilit mjekët nga vendi jonë shkëmbejnë përvojën dhe njohuritë me kolegë nga vendet e tjera evropiane dhe të bëhen pjesë e nismave globale. Prof. Dr. Stardelova Grivçeva referoj iniciativat tjera që Oda i ndërmerr në periudhën ndërmjet dy kuvendeve, si ngritja e vetëdijes për problemin e dhunës ndaj mjekëve, promovimi i vaksinimit, avancimi i bashkëpunimit me shoqatat e pacientëve.
Në Kuvend u miratuan ndryshime në tre rregullore, u soll dhe një Rregullore e re.
Ndryshimet dhe plotësimet në Rregulloren për programin e trajnimit plotësues dhe kontrollimin e njohurive dhe aftësive profesionale të punonjësve shëndetësorë me arsim të lartë i referohen kushteve dhe afateve për kryerjen e trajnimit plotësues për mjekët që e kanë të hequr përkohësisht licencën, mjekët që kanë lëshuar afatin për ripërtërirjen e licencës, mjekët që nuk kanë fituar licencë pas skadimit të afatit ligjor, si dhe ata që janë shtetas të huaj.
Ndryshimet dhe plotësimet në Rregulloren për mënyrën e dhënies, vazhdimit, ripërtërirjen dhe heqjes së licencës për punë për punonjësit shëndetësorë në fushën e mjekësisë kanë për qëllim përmirësimin e procesit të dhënies dhe menaxhimit të licencave për doktorët e mjekësisë, posaqërisht për shtetasit e huaj dhe sigurimin e procedurave më të qarta për lëshimin e dublikateve, korrigjimet dhe ndryshimet e të dhënave personale.
U soll dhe Rregullore e re për përbërjen e komisionit për provim, mënyrën e dhënies së provimit profesional, e kontrollit të njohurive dhe aftësive profesionale dhe formularët e certifikatës për dhënien e provimit profesional të punonjësve shëndetësorë me arsim të lartë në fushën e mjekësisë. Me Rregulloren përcaktohen rregullat dhe procedurat bazë që duhen ndjekur gjatë dhënies së provimit profesional.
Këto rregullore do të hyjnë në fuqi pasi të miratohen nga Ministria e Shëndetësisë dhe do të publikohen në Gazetën Zyrtare të RMV.
U miratuan edhe ndryshime në Rregulloren për mbikëqyrjen profesionale mbi punën profesionale të institucioneve shëndetësore dhe punonjësve shëndetësorë, me të cilat sinkronizohen procedurat dhe rregullat në ushtrimin e mbikëqyrjes profesionale mbi institucionet shëndetësore dhe punonjësve shëndetësorë, dhe përmirësohet efikasiteti dhe drejtësia e procesit. Këto ndryshime janë përgatitur për t'iu përgjigjur nevojave aktuale të institucioneve shëndetësore, punonjësve shëndetësorë dhe pacientëve, dhe në të njëjtën kohë një kuadër juridik më të qartë që do të mundësojë funksionimin më efektiv të sistemit të mbikëqyrjes profesionale.
Para anëtarëve të Kuvendit është paraqitur raporti i Këshillit Mbikëqyrës të Odës për punën materialo-financiare të OMRMV për vitin 2023 dhе, Propozim-vendim për miratimin e planit financiar të Odës për vitin 2023. Me raport për punën financiare dhe Propozim – vendim për miratimin e planit financiar të Odës për vitin 2024.Kuvendi miratoј aktet juridike që rregullojnë punën financiare të Odës.