Java për përdorim të sigurtë të barnave
MedSafetyWeek: Gjysma e reaksioneve të padëshiruara të barnave mund të parandalohen
Oda e mjekëve i bashkohet shënimit të Javës së Përdorimit të Sigurt të Barnave – MedSafetyWeek, e cila këtë vit organizohet nga data 6 deri më 10 nëntor me qëllim të ngritjes së ndërgjegjësimit për rëndësinë dhe kuptimin e raportimit të reaksioneve të padëshiruara nga barnat dhe promovimin e përdorimit të sigurt të tyre.
Agjenciioni për barnat dhe pajisjet mjekësore (MALMED), së bashku me faktorë të shumtë të rëndësishëm në sistemin shëndetësor në nivel global dhe lokal, i bashkohet respektimit të javës për përdorim të sigurt të barnave - MedSafetyWeek, e cila zhvillohet nga data 4 deri në 10 nëntor 2024. MALMED, si Qendra nacionale për Raportimin e reaksioneve të padëshiruara të barnave, zbaton vazhdimisht aktivitete për të rritur ndërgjegjësimin për rëndësinë dhe vlerën e raportimit të reaksioneve të padëshiruara të barnave dhe promovimin e përdorimit të sigurt të barnave.
#MedSafetyWeek është një fushatë e mediave sociale e organizuar nga Qendra e Monitorimit të OBSH-së në Uppsala që zhvillohet në nëntor të çdo viti dhe ka fokus ose temë të ndryshme për të inkurajuar raportimin e çdo reaksioni të dyshuar të padëshiruar të barnave. Tema e fushatës së këtij viti #MedSafetyWeek është "rëndësia e përdorimit të barnave në mënyrë korrekte për të parandaluar reaksionet e padëshiruara dhe për të raportuar reagimet e padëshiruara nëse ato ndodhin".
Hulumtimet shkencore tregojnë se pothuajse gjysma e reaksioneve të padëshiruara të barnave mund të parandalohen.
Prevencioni i reaksioneve të padëshiruara dhe parandalimi i tyre mund të shpëtojë pacientët nga vuajtjet e konsiderueshme, si dhe të zvogëlojë kostot e kujdesit shëndetësor.
I kujtojmë punonjësit shëndetësorë për rëndësinë e përdorimit racional të barnave dhe i inkurajojmë ata së bashku me pacientët të raportojnë çdo dyshim për reaksion të padëshirueshëm nga barnave.
Për më tepër, raportimi i reaksioneve të padëshiruara të barnave mund të tregojë ekzistencën e reaksioni të ri të padëshirueshëm , të pazbuluar më parë, për ilaç të caktuar, të konfirmojë frekuencë të ndryshuar të shfaqjes së reaksionit të padëshirueshëm të vendosur tashmë nga ilaç i caktuar, të identifikojë reaksion të padëshirueshëm që ndodh. vetëm në popullatë të caktuar pacientësh, zbulimi i ndërveprimeve, gabimet e mundshme mjekësore, abuzimi, keqpërdorimi, etj. Bazuar në të dhënat e regjistruara dhe identifikimin e njohurive të reja në lidhje me sigurinë e barnave, Agjencioni për barna dhe pajisje mjekësore (MALMED) mund të marrë masa për të siguruar që ilaçi të përdoret në mënyrë që minimizon rrezikun dhe thekson përfitimin nga i njëjti.