07.11.2024
07.11.2024
Koha e punës e Odës për pranimin dhe lëshimin e dokumenteve
Oda e mjekëve njofton mjekët e anëtarësuar, bashkëpunëtorët dhe gjithë të interesuarit, që nga dita e Hënë nga data 11.11.2024, koha e punës me palë për pranimin, dhënien e dokumenteve të ndryshme, lidhur me licencën për punë, regjistrimi në Regjistër, për marrjen e kartelës të anëtarësisë, dorëzimin e certifikatave të EVP, akreditimi i evenimenteve të EVP, lëshimin e vërtetimeve, do të kryhen gjdo ditë pune, në periudhë nga ora 10 deri më 14.
Oda kërkon që të respektohet ky organizim i procesit të punës, sepse kështu do të krijohen kushte në të cilat kërkesave të parashtruara do të mund t’u përgjigjet shpejt dhe më cilësi.