Udhëheqësit e Odës së Mjekëve realizuan takim me drejtorët e Fondit të Sigurimit Shëndetësor
Kryetarја е Odës së Mjekëve, prof. Dr. Kalina Grivçeva Stardelova, zëvendëskryetari Asoc. Dr. Bekim Ismaili dhe përfaqësuesit e Bordit Ekzekutiv sot kanë mbajtur takim me drejtorët e Fondit për Sigurim Shëndetësor, Sasho Klekovski dhe Branko Axhigogov, ku u bisedua për reformat prioritare në të cilën mjekët mendojnë se duhet të bëhen për përmirësimin e sistemit shëndetësor.
Për mbrojtjen primare shëndetësore u diskutua për heqjen e shkallës desmulative, sepse ekzistenca e saj në kushte kur nuk ka personel shëndetësor të mjaftueshëm dhe persona të siguruar nuk jep rezultate pozitive. Për të vlerësuar realisht punën e stafit ekzistues dhe për të mbajtur atë në sistem, u kërkua që të paguhen deri në 4000 pikë 100% kapitacion për të gjithë pacientët.
Oda mendon se është e nevojshme të bëhen ndryshime në programet parandaluese, në mënyrë që ato t'i përgjigjen trendeve bashkëkohore të sëmundjeve. Programet ekzistuese nuk kanë ndryshuar që nga viti 2012. Në interes të sigurimit të disponueshmërisë të mbrojtjes shëndetësore për pacientët nga zonat rurale, është e nevojshme të krijohet një sistem për ekzistencën e qëndrueshme të klinikave rurale. Propozohet të rritet shuma që tani Fondi e jep për punë ordinancave, si dhe të gjendet një zgjidhje që do të mundëson vetëm një mjek të punojë në zonat rurale, pa infermiere kur nuk mund të sigurohet. Përfaqësuesit e Odës theksuan se duhet të krijohet një sistem për pagesën e mjekëve amë që do të garanton përputhshmëri të vlerës së pikës së kapitacionit me rritjen e kostos për jetë dhe inflacionit.
Lidhur me ndryshimet të nivelit sekondar dhe terciar që duhet të bëhen, të cilat janë në kompetencën e Fondit, mjekët theksuan tre prioritete. E drejta për të stabilizuar funksionin e nivelit sekondar të sistemit shëndetësor, i cili për momentin nuk përdoret sa duhet nga pacientët, sepse ndodh që ata të drejtohen direkt në nivelin terciar gjatë kujdestarisë pa udhëzim ose udhëzim me prioritet. Pika e dytë, të vendoset një sistem në të cilin paratë do të ndjekin pacientin gjatë trajtimit, në mënyrë që të gjitha institucionet shëndetësore, posaqërisht spitalet në të gjithë vendin të stimulohen dhe të përpiqen të trajtojnë pacientët pa nevojë ti drejtojnë pacientët në nivelin terciar.
Pika e tretë u theksua nevoja e rishikimit të çmimeve të shërbimeve shëndetësore të paguara nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, sepse ato nuk korrespondojnë me kostot reale, dhe nuk krijojnë kushte për përmirësimin dhe modernizimin e shërbimeve shëndetësore që ofrohen.
Përfaqësuesit e Fondit theksuan mirëkuptim dhe mbështetje për disa nga prioritetet, për zgjidhjen e të cilave do të punohet në periudhën e ardhshme. Të dyja palët ranë dakord që të vazhdojnë bashkëpunimin intensiv dhe qasje konstruktive me qëllim të krijimit më të shpejtë të zgjidhjeve të qëndrueshme të pranueshme për të gjitha palët.