Reprezentacioni i Mjekëve të Maqedonisë ne tenis u rendit në vendin e tretë në Ballkaniadën e 36-të
Reprezentacioni kombëtar i vendit tonë me 536 pikë fitoi vendin e tretë në Ballkaniadën e 36-të për mjekë në tenis, e cila u mbajt në periudhën e datës 1 deri më 6.9.2024 në fushat pranë burimeve Biljanini në Ohër. Vendin e parë e fituan përfaqësuesit e Turqisë me 1088 pikë, kurse vendin e dytë e fituan mjekët nga Rumania me 830 pikë. Në listë pas nesh renditet Bullgaria me 320 pikë dhe Greqia me 340 pikë.
Për reprezentacionin e Mjekëve të Maqedonisë ky është suksesi më i mirë deri më tani në këtë eveniment, i cili këtë vit mbahet për të 36-shtën herë. Fitues kemi pasur në disa kategori, 50+, dr. Aleksandar Petliçkovski dhe 40+, dr. Gjorgi Stojkovski dhe në miks dr. Ljubomir Dimitrovski në dyshe të përziera. Vendi i dytë (finalistët) ishin Dr.Ljubomir Dimitrovski 50+, vendi 3-4 (gjysmëfinalistë) Dr. Stefan Kocev open, Dr. Velo Markovski 60+, Dr. Nikola Panovski 65+, Dr. Goce Babovski në miks, Dr. Milanovska E./Tomovska D. dyshe, Dr. Kotsev/Stojkovski dyshe open.
Мë shumë se 100 mjekë nga Greqia, Bullgaria, Turqia, Rumania dhe Maqedonia e Veriut morën pjesë në turne, që e bën këtë Ballkaniad nga masivet deri më tani.
Konkurrentët u ndanë sipas grupmoshave: femra deri në 50 vjeç e mbi 50 dhe çifte, dhe meshkuj në open kategorinë, 40+, 50+, 55+, 60+, 65+, 70+ dhe çifte në 3 open kategori, 50+ dhe 65+. Të gjitha këto kategori vlerësohen për të përcaktuar fituesin e përgjithshëm. Кategori e veçantë rekreative ishin çiftet e përziera ku luajnë një mjek dhe një familjar mbi 13 vjeç, mashkull dhe femër.
Mysafirët ishin të akomoduar në hotelin “Drim” në Strugë dhe kishin siguruar transportin për në fusha. Evenimenti ishte gjithashtu një mundësi për pjesëmarrësit dhe familjet e tyre që të njihen me bukuritë e Strugës dhe Ohrit dhe të shijojnë liqenin e bukur të Ohrit.
Ballkaniada e ardhshme e 37-të do të mbahet vitin e ardhshëm në Rumani.
Sponsorë të turneut ishin Oda e mjekëve e RMV, kryetari i komunës së Ohrit dr. Kiril Pecakov, Komuna e Ohrit, si dhe disa kompani farmaceutike.