OM mori pjesë në Simpoziumin e 31-të, të ZEVA-s
Kryetarja e Odës së Mjekëve prof. Dr. Kalina Grivçeva Stardelova Nënkryetare për mbrojtjen shëndetësore specialistike-konsultative dhe spitalore Dr. Maja Manoleva dhe nënkryetar për shëndetësinë terciare Dr. Albert Lleshi nga Bordi Ekzekutiv i Odës marrin pjesë në Simpoziumin e 31-të e Odave të Mjekëve të Evropës Qendrore dhe Lindore (ZEVA) që u mbajt nga 5 deri më 7 shtator në Prishtinë, Kosovë.
Pjesëmarrësit e Simpoziumit prezantuan raporte kombëtare të më shumë temave, duke përfshirë rolin e odave mjekësore në trajnimin e specialistëve dhe subspecialistëve, kushtet për rilicencimin dhe punën e mjekëve pas daljes në pension, migrimin e mjekëve dhe sindromën e djegies të punëtorëve shëndetësorë. Gjithashtu u diskutua në detaje mbi sfidat specifike me të cilat përballen odat e mjekëve në Shqipëri dhe Hungari.
Në diskutim u konstatua që është e nevojshme të forcohet roli i odave në lidhje me përfshirjen e tyre në procesin e dhënies dhe organizimit të specializimeve dhe subspecializimeve.
Praktika tregon se në vendet ku odat kanë një rol shumë të madh në këtë proces, si formalisht ashtu edhe në thelb, arrihet një menaxhim më i mirë i nevojave të sistemit shëndetësor në raport me kuadrin specialist dhe subspecialist”, theksoi prof. Dr. Grivçeva Stardelova.
Në lidhje me rilicencimin dhe mundësit për punë të mjekëve pas plotësimit të kushteve për pension, u përcaktua se është e nevojshme vendosja e kushteve plotësuese që do të garantojnë cilësinë e shërbimit shëndetësor.
Kryetarja e Odës, prof. Dr. Grivçeva Stardellova, theksoi para kolegëve të saj nevojën për të ndërtuar një qëndrim të përbashkët dhe marrëveshje për mënyrën e veprimit në lidhje me aplikimin e inteligjencës artificiale në mjekësi, sepse vendimet ligjore tashmë janë duke u përgatitur në vendet e BE-së, SHBA-së dhe Britanisë së Madhe, në të cilën rregullohet kjo fushë. Ajo theksoi se është veçanërisht e rëndësishme që të rregullohen në mënyrë të saktë rregullat për përdorimin e inteligjencës artificiale, si dhe të mbrohen mjekët nga gabimet potenciale.
Simpoziumi ZEVA është eveniment vjetor ku marrin pjesë përfaqësues të odave dhe shoqatave të doktorаturave nga më shumë se 25 vende të Evropës Qendrore dhe Lindore, me qëllim për mbështetjen, promovimin dhe zgjerimin e rolit dhe punës së shoqatave profesionale të odave, për të shkëmbyer përvoja dhe mendime, dhe marrje të qëndrimeve dhe dhënien e propozimeve për përmirësimin e sistemit shëndetësor dhe sigurimin e mbrojtjes shëndetësore me kualitet dhe qasje për popullatën. Simpoziumi i radhës ZEVA do të mbahet në Shkup, në organizim të Odës së mjekëve të Maqedonisë.