Nga seanca e provimit të qershorit ndryshime në mënyrën e dhënies së provimit profesional
Oda e mjekëve njofton të gjithë doktorët e mjekësisë që planifikojnë t'i nënshtrohen provimit profesional që nga qershori do të ketë ndryshime në mënyrën e dhënies së provimit profesional.
Pjesa me shkrim e provimit do të jepet në kompjuter, përmes një programi të posaçëm që do të gjenerojë një test me pyetje provimi dhe përgjigje të оfruara. Në faqen e internetit të Odës së Mjekëve, është e përditësuar baza e pyetjeve të provimit, në të cilën u jep doktorëve mbështjetje më të mirë për përgaditjen të nënshtrimit të provimit profesional. Pyetjet e provimit në bazën e të dhënave janë të ndara në gjashtë fusha, ndërsa testi do të përbëhet nga 120 pyetje nga të gjitha fushat. Kandidatët kanë 150 minuta kohë për t'iu përgjigjur pyetjeve dhe testi do të konsiderohet i kaluar nëse 60% e pyetjeve janë përgjigjur saktë. Me mënyrën e re së dhënies të provimit rezultati i testit do të gjenerohet menjëherë, pas përgjigjes së pyetjeve.
Për pjesën praktike të provimit përgatiten studime të një rasti që kandidati do t'i marrë gjatë provimit aktual. Bazuar në simptomat e pacientit dhe historinë e studimit, kandidatët do të duhet të japin udhëzime për kryerjen e analizave mjekësore, të bëjnë një diagnozë diferenciale, të japin rekomandim për trajtim të mëtejshëm, kështu që ata do të mund të demonstrojnë njohuritë e tyre.
Pjesa me gojë e provimit mbetet si deri tani, me fokus kontrollin e njohurive për aspektet etike të profesionit.
Me mënyrën e dhënies së provimit i gjithë procesi do të përshpejtohet sepse testet e pjesës me shkrim nuk do të kenë nevojë të kontrollohen nga komisioni, gjë që është veçanërisht e rëndësishme për seancat e provimit në të cilat ka numër të madh kandidatësh. Për realizimin e këtij aktiviteti u pajisën një numër i madh kompjuterësh, u zhvillua një program i veçantë kompjuterik dhe u sigurua një hapësirë përkatëse.
Baza e provimit është е disponueshme në linkun mëposhtë.