Komisioni i Veprimatarive Sportive
Turne në tenis, pingpong, shah dhe gjuajtje me hark
Komisioni për Veprimtari Sportive njofton që me datë 18.5.2024 dhe 17.6.2024 në terenet “Akvaten” në Koçan është mbajtur turneu i tenisit “28 Medical Open”.
Çmimet sipas kategorive u fituan nga mjekët e mëposhtëm:
BURRA:
- Kategoria e hapur (mjekë deri në moshën 50 vjeçare):
Gjysmëfinalistët: Dr. Gorjan Millanovski dhe dr. Millosh Milutinoviq
Finalist: Dr. Gorgi Stojkovski
Fitues: Dr.Bllagoj Temelkov
- Mjekë mbi 50 vjeç:
Gjysmëfinalistët: Dr. Ljupço Millanovski dhe Dr. Velo Markovski
Finalist: Dr. Goce Baboski
Fitues: Dr. Antonio Dojçinovski
ÇIFTET
Finalistët: Dr. Gorjan Millanovski/Dr. Millosh Millutinoviq
Fitues: Dr. Gjorgji Stojkovski / Dr. Blagoj Temelkov
GRATË
Vendi i parë: Dr. Dragica Tomovska
Vendi i dytë: Dr. Elena Nikolovska
Vendi i tretë: Dr. Julia Krsteva
Në muajin maj u mbajt turneu i pingpongut, në të cilën mjekët demonstruan një lojë të shkëlqyer dhe kolegët nga Kosova me pjesëmarrjen e tyre e pasuruan kualitetin e turneut.
Vendin e parë e fitoi dr. Aleksandar Nolevski, vendin e dytë dr. Dushko Domazetovski, ndërsa vendin e tretë dr. Petar Kareski.
Më datë 20.4.2024, në Shtip u mbajt turneu i shahut, i cili kishte pjesëmarrje më të madhe deri tani. Në një luftë mjaft interesante dhe të pasigurt, fituesi u vendos në raundin e fundit. Vendin e parë e fitoi Dr. Pece Petreski, vendin e dytë Dr. Mite Zafirov dhe vendin e tretë Dr. Vello Markovski.
Më datë 7.4. 2024, në poligonin e qitjes “Strelec” në gjimnazin “Rade Jovçevski Korçagin” u mbajt turneu në disiplinën sportive të gjuajtjes me hark. Medaljen e artë e fitoi Spec. dr. Tole Bitovski, fiziatër nga Zdravstven Dom - Shkup. Me medalje argjendi u dekorua Spec.dr. Dr. Aleksandar Karevski nga SPQ "8 Shtatori", dhe medaljen e bronztë e fitoi Spec.dr. Dr. Savo Trajanovski nga ordinancë private për fizioterapi.
Komisioni njofton anëtarët e Odës se evenimenti i madh i radhës për tenis është Balkaniada në Ohër, e cila do të mbahet me datë 1.9. - 6.9.2024. Mjekët të cilët janë të interesuar për pjesëmarrje mund të paraqiten në lkm@lkm.org.mk ose te kryetari i Komisionit dr. Ljupço Millanovski numrin e telefonit 070 210 530.