Oda ishte pjesëmarrëse e ngjarjes ndërkombëtare të organizuar nga Rrjeti Shëndetësor i Evropës Juglindore
Sistemi i licencimit për mjekët ishte tema kryesore e puntorisë ndërkombëtare të organizuar nga Rrjeti Shëndetësor i Evropës Juglindore që u mbajt në datën 4-5 qershor në Kishinev, Moldavi.
Aktivitetet e Odës së Mjekëve, si bartëse e procesit të licencimit të doktorëve të mjekësisë në vendin tonë, i prezantoj Prof. Dr. Vesna Gerasimovska, kryetare e Komisionit për Çështje Etike dhe Juridike pranë Odës, në të cilën është kompetencë e ngushtë në çështje.
“Krahasuar me vendet e tjera të rajonit të Evropës Juglindore, mund të themi se në vendin tonë sistemi i licencimit është i vendosur në nivel të lartë, është i organizuar mirë, me kuadër ligjor përkatës. Janë miratuar akte adekuate ligjore dhe nënligjore, si dhe Rregullore që rregullojnë procedurën për dhënien e licencave të miratuara nga Oda. Pjesa më e madhe e vendeve të Evropës Juglindore nuk kanë licencë pune të mjekëve dhe nuk janë krijuar oda si organizata profesionale me kompetenca të deleguara”, theksoj Prof. Dr. Gerasimovska.
Në hapjen e ngjarjes kishin fjalime përshëndetëse përfaqësues të lartë të institucioneve shëndetësore të Moldavisë, Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe Rrjetit Shëndetësor të Evropës Juglindore.
Përveç Prof. Dr. Gerasimovska, raporte kombëtare u prezantuan edhe nga përfaqësuesit e Bullgarisë, Malit të Zi, Rumanisë, Serbisë, Shqipërisë dhe Izraelit. Në sesione, si dhe në diskutime, theks i veçantë u vendos në sfidat që ekzistojnë në procesin e licencimit, si dhe mundësitë për avancim që ofron dixhitalizimi. I gjithë evenimenti ishte mirë i organizuar, i mbushur me përmbajtje dhe aktivitete produktive dhe interesante, gjë që e bën atë një mundësi të shkëlqyer për të nisur një proces komunikimi më të ngushtë, përmes shkëmbimit të përvojave dhe hapjes së mundësive të reja për rrjetëzim dhe angazhim profesional dhe avancim të mjekëve nga vendet e Evropës Juglindore.
Rikujtim, Oda e Mjekëve në vendin tonë mori autorizimin për zbatimin e sistemit të licencimit dhe akreditimit të mjekëve me ndryshimet ligjore në vitin 2004, i cili filloi të zbatohej nga viti 2005. Licencat e para u dhanë me eveniment solemn në dhjetor, të vitit 2005.