Delegacioni i Odës së Mjekëve në shënimin e 30 vjetorit të themelimit të Urdhrit të Mjekëve të Shqipërisë
Delegacioni i Odës së Mjekëve e Republikës së Maqedonisë së Veriut mori pjesë në evenimentin e organizuar në Tiranë për shënimin e 30-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Mjekëve të Shqipërisë.
Zëvendëskryetari i Odës Asoc. Dr. Bekim Ismaili dhe anëtarët e Bordit Ekzekutiv të Odës, Dr. Lilija Çollakova Dervishova, Dr. Xhabir Bajrami dhe Kryetari i Kuvendit të Odës, Dr. Visar Muça, ishin pjesë e evenimentit zyrtar ku ndër të tjera u drejtua edhe ministrja për Shëndetësi dhe Mbrojtje Sociale të Shqipërisë, Albana Koçiu dhe Dr. Fatmir Brahimaj, Kryetari i Urdhrit të Shqipërisë.
Në eveniment morën pjesë përfaqësues të lartë e odave të mjekëve nga rajoni dhe u realizuan më shumë takime për vendosjen e bashkëpunimit më të ngushtë ndërmjet organizatave profesionale dhe profesionistëve shëndetësorë në drejtim të krijimit të zgjidhjeve për sfidat ekzistuese. Takime bilaterale u mbajtën me ministren Koçiu dhe me Sekretarin e Përgjithshëm të Organizatës Botërore të Mjekësisë, Dr. Otmar Klojberg, si dhe me Kryetarin e Urdhrit të Mjekëve të Shqipërisë, Dr. Brahimaj.