Ndryshime të Ligjit për Mbrojtje Shëndetësore
Proceduara e thjeshtësuar për mjekët që dëshirojnë të punojnë deri në moshën 67 vjeçare
Hyn në fuqi Ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Mbrojtje Shëndetësore, i cili rregullohet që punonjësit dhe bashkëpunëtorët shëndetësorë që punojnë në rrjetin e institucioneve shëndetësore do të mund të qëndrojnë në marrëdhënie të rregullt pune deri në moshën 67 vjeçare në procedurë të thjeshtësuar, duke mos qenë të obliguar të marrin pëlqim nga drejtori i institucionit shëndetësor dhe Ministrisë së Shëndetësisë.
Sipas dispozitave të reja ligjore, punonjësi përkatësisht bashkëpunëtori shëndetësor, mund t'i kërkojë drejtorit të institucionit shëndetësor ku është i punësuar që t'i vazhdojë kontratën e punës maksimum deri në moshën 67 vjeç.
Punonjësi përkatësisht bashkëpunëtori shëndetësorë, deklaratën me shkrim e jep më së voni deri me 31 gusht në vitin aktual për vazhdimin e marrëveshjes për punësim në vitin e ardhshëm. Drejtori pas deklaratës së dhënë është i deyruar të vazhdon marrëveshjen për punësim maksimumi deri ne moshën 67 vjeçare.
Në përputhje me kushtet e Ligjit, drejtori i institucionit shëndetësor e njofton Ministrinë e Shëndetësisë dhe Fondin e Sigurimeve Shëndetësore për vazhdimin e kontratës për punësimin e punonjësit përkatësisht bashkëpunëtorit shëndetësor.
Oda e Mjekëve е mirëpret sjelljen e këtyre ndryshimeve ligjore që ishin të inicinuara nga ajo, sepse me këto ndryshime të gjithë fitojnë mundësi të barabarta dhe përjashtohet subjektiviteti në vendosjen për vazhdimin e marrëdhënies së punës. Angazhimi i vazhdueshëm i mjekëve siguron qasje të shërbimeve shëndetësore për pacientët. Bëhet fjalë për mjekë me përvojë, njohuritë e pasura nga praktika e të cilëve janë shumë të rëndësishme për trajnim më kualitativ të mjekëve të rinj që sapo kanë filluar të ndërtojnë karrierën e tyre profesionale.
Ndryshime në Ligjin për Mbrojtje Shëndetësore në Gazetën Zyrtare nr.74/2024