OM në Asamblenë e Përgjithshme të CPME - së
Kryetarja e Odës së Mjekëve, Prof. Dr. Kalina Grivçeva Stardelova dhe Dr. Deniel Popovski nga Bordi Ekzekutiv i Odës morën pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Komitetit të Përhershëm të Mjekëve Evropianë (Standing Committee of European Doctros - CPME) e cila u mbajt me datë 22 dhe 23 mars 2024 në Ljubjanë, Slloveni.
Përveç Asamblesë së Përgjithshme, në këtë aktivitet u organizuan disa seanca të cilat u elaboruan dhe diskutuan tema aktuale që prekin mjekët dhe sistemet shëndetësore në të gjithë Evropën. Në fokus të ngjarjeve dhe sesioneve ishte rëndësia e ruajtjes së pavarësisë së profesionit mjekësor, për të cilën u miratua deklaratë e përbashkët nga të gjithë pjesëmarrësit.
Ngjarjen e hapi ministrja sllovene e Shëndetësisë, Dr. Valentina Prevolnik Rupel, e cila ju dëshiroj mirëseardhje delegatëve dhe në fjalimin e saj u ndal në rëndësinë e mbrojtjes shëndetësore е themeluar në vlera. Ministrja theksoi se sistemi shëndetësor slloven përballet me plakje të popullsisë dhe si rezultat i saj ka rritje së vazhdueshme të nevojave dhe shpenzimeve të mbrojtjes shëndetësore. Kujdesi i themeluar në vlera synon të masë rezultatet e trajtimit dhe më pas, duke u bazuar në analiza, të prezantojë ndryshime në proceset e trajtimit.
Në pjesën kushtuar pavarësisë së profesionit mjekësor, u theksua se janë shtuar sfidat me të cilat përballen profesionistët mjekësorë në mbarë Evropën në përpjekje për të ruajtur autonominë në vendosjen dhe punën. Në diskutim u theksua se ky trend shkaktoj kërcënim për mjekët, pacientët dhe shoqërinë në tërësi, prandaj duhen marrë masa për mbrojtjen dhe forcimin e pavarësisë. Gjithashtu u përcaktua se pavarësia është çelësi për realizimin e së drejtës së pacientëve në shëndet dhе mbrojtjen shëndetësore kualitative.
Në seancat u diskutua gjithashtu për sistemet e evidencës shëndetësore elektronike, të cilat duhet të jenë mjet i përditshëm i praktikës klinike për mjekët. U theksua se është e nevojshme që këto sisteme të dizajnohen në mënyrë që të mund të mbështesin lehtësisht profesionistët shëndetësorë në kryerjen e detyrave të tyre dhe të zvoglojnë punën administrative.
Gjithashtu u mbajt një prezantim i kampanjës për vende të shëndetshme të punës 2023-25 “Puna e sigurtë dhe e shëndetshme në epokën dixhitale” e Agjencisë Evropiane për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë (EU-OSHA) ", e cila nxiti diskutimin mbi zgjidhjet dixhitale si pjesë të punës në shëndetësi.
CPME prezentoj edhe ngjarjet të cilat vijojnë në periudhën e ardhshme. Për muajin e ardhshëm është parashikuar webinar për rolin e sektorit shëndetësorë në rezistencën e klimës, ndërsa në qershor do të mbahet konferencë për mungesë të kuadrit mjekësor, barnave dhe paisjeve mjekësore. Takimi i ardhshëm vjetor i CPME do të mbahet në nëntor të këtij viti në Amsterdam, Holandë.
Komiteti i Përhershëm i Mjekëve Evropianë është një organizatë që i përfaqëson anëtarët e saj para institucioneve të BE-së, siguron ekspertizë në nivelin më të lartë dhe në bashkëpunim të ngushtë me Komisionin Evropian, merr pjesë në krijimin e politikave evropiane për çështjet të lidhura me shëndetin dhe mbrojtjen shëndetësore.
Oda e Mjekëve është anëtare e Komitetit të Përhershëm të Mjekëve Evropianë që nga viti 2020.