Regjistrimi për provimin profesional për sesionin e provimit të muajit Shkurt
Nga sot, 5.2.2024, fillon regjistrimi për dhënien e provimit profesional në sesionin e provimit të Shkurtit. Regjistrimi do të zgjasë deri më 9 shkurt 2024 dhe provimi do të jetë nga data 26 Shkurt 2024 deri më 1 Mars 2024.
Kandidatët e interesuar për dhënien e provimit profesional duhet të dorëzojnë në arkivin e Odës së Mjekëve këto dokumente:
• Fletëparaqtije për dhënien e provimit profesional
• Diplomë/Certifikatë e Fakultetit të Mjekësisë të përfunduar – kopje e noterizuar;
• Librezë praktikanti e plotësuar dhe vërtetuar sipas Rregullores për planin dhe programin e stazhit të praktikantit - kopje e noterizuar;
• Certifikata e shtetësisë - origjinale ose kopje e noterizuar;
• Kompensim i paguar për dhënien e provimit profesional.
Më shumë informacion rreth procesit të plotë të dhënies së provimit profesional mund të gjeni në linkun më poshtë .