Mirënjohje për vepër jetësore për prof. dr. Vlladimir Borozanov
Prof. dr. Vlladimir Borozanov ish- kryetari i Odës së Mjekëve, kardiolog i shquar dhe profesor në Fakultetin e Mjekësisë në Shkup, është fitues i çmimit për vepër jetësore në fushën e mjekësisë kardiovaskulare, si dhe për realizimin e qëllimeve të Shoqatës Maqedonase për Kardiologji. Mirënjohjen e dorëzoj prof. dr. Marjan Boshevski, kryetar i Shoqatës Maqedonase për Kardiologji në një eveniment solemn të organizuar me rastin e hapjes së Kongresit maqedonas të 7-të për kardiologji i mbajtur në Ohër.
“Nderi që ma keni bërë sot është në drejtim të ruajtjes së traditës, sepse është përshkrim i së shkuarës dhe vazhdimësisë tonë. Emri i personit është ndoshta i parëndësishëm. Por gjesti dhe dëshira për të ruajtur kujtesën dhe të përcjellët ajo tek brezat e ardhshëm është shumë e rëndësishme, sepse harresa vret të vërtetën, asgjëson vlerat dhe relativizon dijen dhe diturinë si virtytet suprem i njerëzimit”, thotë prof. dr. Borozanov.
Shoqata Maqedonase për Kardiologji gjithashtu dorëzoj mirënjohje për vepër jetësore pas vdekjes për prof. dr. Llazar Srbinovski, doajeni i kardiologjisë maqedonase dhe profesor i rregullt afatgjatë në Fakultetin e Mjekësisë në Shkup. Mirënjohjа u ngrit nga vajza e tij prof. dr. Elizabeta Srbinovska Kostovska.
Oda e Mjekëve dërgon urime për mirënjohjet e marra.