Njoftim për organizatorët e EVM
Të respektohet afati për akreditimin e ngjarjeve profesionale duke bashkëngjitur dokumentacionin e kompletuar
Oda e mjekëve е Republikës së Maqedonisë së Veriut - Komisioni për Çështje Profesionale-Mjekësore, sjell vendim që të njofton organizatorët e edukimit të vazhdueshëm mjekësor (EVM) që me dorëzimin e kërkesës dhe dokumenteve për akreditim të ngjarjeve profesionale nga EVM, detyrueshëm duhet të dorëzohet dokumentacioni në afatin e duhur sipas Rregullores për format, kriteret dhe ndarjen e pikëve për ripërtërirjen e licencës së punës. Theksohet se afati i dorëzimit të dokumenteve është një muaj para mbajtjes së ngjarjes profesionale. Dokumentet e pakompletuara nuk do të shqyrtohen nga Komisioni dhe nëse dokumentet nuk dorëzohen brenda afatit të caktuar, ngjarja profesionale nuk do të akreditohet.
Theksojmë gjithashtu se akreditimi në kohë i ngjarjeve profesionale është e nevojshme në mënyrë që mjekët të planifikojnë paraprakisht edukimin e tyre të vazhdueshëm në pajtim me nevojat dhe kërkesat e tyre profesionale.
Organizatori i përsosjes profesionale Odës së mjekëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut i dorëzon kërkesë për miratim dhe kategorizim të formave të përsosjes profesionale, të kompletuar me:
➢ Pajtim me shkrim nga mbështetësi;
➢ Еkzemplar i materialit edukativ;
➢ Ekzemplar i kontrollimit të njohurive të parapara;
➢ Lista e ligjëruesve me emrin, mbiemrin, titullin, adresën e kontaktit dhe nënshkrim dora vet;
➢ Deklaratë/ta e/të nënshkruar nga ligjëruesi/es për praktikimin e mjekësisë e bazuar në dëshmi;
➢ Lista e evaluimit e autorizuar nga njësia edukative e Shoqatës maqedonase të mjekëve (SHMM) ose Fakulteti i Mjekësisë në Universitetin "Shën Kirili dhe Metodi";
➢ Ekzemplar i vërtetimeve/çertifikatave për pjesëmarrje, përkatësisht prezencа në përsosjen profesionale përkatëse të përgatitur në një formular të veçantë, nënshkruar nga përfaqësuesi zyrtar i organizatorit dhe të vërtetuar me vulën e organizatorit;
➢ Dëshmi për pagesën e kryer për akreditimin e aktivitetit profesional - fletëpagesë.