19.12.2023
19.12.2023
Diskutim publik për ndryshime dhe plotësime të Statutit të Odës së Mjekëve
Bordi ekzekutiv i Odës së mjekëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut, në mbledhjen e fundit të mbajtur me datën 12.12.2023, përcaktoј draft tekstin e Vendimit statutor për ndryshimin dhe plotësimin e Statutit të Odës së Mjekëve.
Duke respektuar parimet e transparencës dhe gjithëpërfshirjes, draft-teksti i Statutit me ndryshime dhe plotësime publikohet dhe i dorëzohet diskutimit publik, me qëllim që anëtarët e Odës të mund të bëjnë vërejtje dhe propozime që vlerësohen se duhet të përfshihen në të.
Pas përmbledhjes së vërejtjeve në tekst, të njejtat duhet të dërgohen në email drejtuar shërbimit profesional të Odës së Mjekëve të RMV (lkm@lkm.org.mk), deri më 19.1.2024.