Në iniciativë të Odës së Mjekëve u miratuan ndryshime ligjore për veprimtaritë plotësuese
Hyjnë në fuqi ndryshimet në Ligjin për mbrojten shëndetësore, në të cilin rregullohet kryerja e veprimatrisë plotësuese, të cilat i ka iniciuar Oda e Mjekëve, me qëllim të krijimit të kushteve më të mira për punë dhe mbajtjen e mjekëve në sistemin shëndetësor.
Në përputhje me vendimin e ri ligjor, punonjësit shëndetësorë - specialistë të punësuar në një institucion publik që kryejnë veprimtari shëndetësore specialistike - konsultative dhe spitalore, me mbi dy vjet përvojë pune në specializim, mund të ofrojnë shërbime shëndetësore si veprimtari plotësuese pas orarit të rregullt të punës në përputhje me licencën e tyre për punë në institucionin shëndetësor publik ku janë të punësuar ose në një institucion tjetër shëndetësor publik ose privat që është i regjistruar për të njëjtën veprimtari. Veprimtari plotësuese do të mund të kryejnë edhe punonjësit shëndetësorë të punësuar në institucionet shëndetësore private të nivelit primar të mbrojtjes shëndetësore me orar të plotë pune dhe me më shumë se dy vjet përvojë pune në veprimtari. Ata do të mund të ofrojnë shërbime shëndetësore si një veprimtari plotësuese pas orarit të rregullt të punës dhe në përputhje me licencën për punë në institucion shëndetësor publik në ofrimin e ndihmës së pandëprerë 24 orë urgjente mjekësore dhe në sigurimin e veprimtarisë plotësuese të pandërprerë me punë në kujdestari.
Ligji përcakton dhe kushtet për kryerjen e veprimtarisë plotësuese. Punonjësi shëndetësorë - specialist i punësuar në institucionin shëndetësor publik, në mënyrë të pavarur ose me ekip për veprimtari plotësuese, ka të drejtë gjatë një muaji, çdo ditë pune pas orarit të rregullt të punës dhe/ose të shtunave dhe të dielave, në veprimtarinë plotësuese të realizon:
1) më së shumti deri në 20% nga totali i ndërhyrjeve të kryera në tre muajt e mëparshëm;
2) më së shumti deri në 20% nga totali i procedurave të kryera diagnostike dhe të shërbimeve specialistike-konsultative në tre muajt e mëparshëm;
3) më së shumti deri në 20% nga totali i shërbimeve specialistike-konsultuese të kryera në tre muajt e mëparshëm, në përputhje me evidencën e shërbimeve të kryera në listën elektronike të ekzaminimeve dhe ndërhyrjeve të caktuara në sistemin e integruar informatik shëndetësor.
Për ofrimin e shërbimeve shëndetësore si veprimtari plotësuese, punonjësit shëndetësorë dhe/ose ekipi për veprimtaritë plotësuese, paraqesin kërkesë me shkrim për pëlqimin e kryerjes së veprimtarisë plotësuese, drejtuar drejtorit të institucionit shëndetësor në të cilin janë të punësuar, të paktën pesë ditë para kryerjes së veprimtarisë plotësuese. Drejtori i institucionit shëndetësor, në afat të tre ditëve nga paraqitja e kërkesës, është i detyruar të jep pëlqim për ofrimin e shërbimeve shëndetësore si veprimtari plotësuese, nëse parashtruesi i ka përmbushur të gjitha detyrimet e planifikuara në institucionin shëndetësor në të cilin është i punësuar.