Ndryshimi i mënyrës për vërtetimin e pjesëmarrjes në evenimentet e EVM
Mjekët do të regjistrohen ekskluzivisht me kartelat e anëtarësisë
Oda e mjekëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut njofton të gjithë anëtarët e saj që nga viti i ardhshëm 2024 pjesëmarrja në të gjitha evenimentet (kurs, punëtori, takim profesional, simpozium, kongres) të edukimit të vazhdueshëm mjekësor (EVM) do të jetë ekskluzivisht me kartelat e anëtarësisë. Kjo risi vendoset në pajtim të rekomandimeve të Komitetit të Përhershëm të Mjekëve Evropianë (Standing Committee of European Doctors – CPME), anëtare e së cilës është Oda. Janë pajisur lexues të kartelave, si dhe softuer special përmes të cilit të dhënat do të importohen drejtpërdrejt në sistemin kompjuterik ku bëhet udhëheqja e evidencës. Në mënyrë të shpejt dhe efikase, pa dokumente të panevojshme, do të bëhet regjistrimi i pranisë së mjekëve në evenimentet e edukimit të vazhdueshëm mjekësor dhe pikët e fituara. Mjekët dhe organizatorët nuk do të kenë nevojë të dorëzojnë certifikata përkatësisht listën e pranisë në Odë, përveç ngjarjeve online dhe ndërkombëtare.
Në mënyrë qe mos të shkaktohet ndërprerje në procesin e regjistrimit të pranisë, është e nevojshme që të gjithë mjekët që janë fotografuar të marrin kartelën e anëtarësisë në afat më të shkurt të mundshëm. Oda e Mjekëve ka njoftuar dhe ftuar disa herë institucionet publike shëndetësore me shkresa dhe njoftime që të dërgojnë person të autorizuar për marrjen e kartelave, institucionet shëndetësore publike që nuk e kanë bërë pjesërisht apo plotësisht në vijim:
1. IPSH Klinika Universitare për fytyrë, nofulla dhe qafë – Kirurgji Maksilofaciale “Akademik Ilija Vaskov” – Shkup.
2. IPSH Shtëpia e shëndetit Makedonski Brod (një pjesë e kartelave janë marrë)
3. IPSH Shtëpia e shëndetit Strumicë (një pjesë e kartelave janë marrë)
4. IPSH Shtëpia e shëndetit Kratovë (është marrë një kartelë)
5. IPSH Shtëpia e shëndetit Kriva Pallankë
6. IPSH Klinika Universitare për Psikiatri – Shkup
7. IPSH Klinika Universitare për Neurologji – Shkup
Mjekët të cilët nuk janë fotografuar është e nevojshme ta bëjnë në studion “Foto Toto” që ndodhet në rr. Vladimir Komarov 18 lok.12, Shkup (përballë Tobako 2 - harta). Fotografimi mund të bëhet çdo ditë pune nga ora 12:00 deri në 18:00. Për më shumë informacione rreth fotografimit mund të kontaktoni numrin e telefonit 078/907-383. Anëtarët e Odës janë të liruar nga detyrimi për të paguar përpunimin e kartelës së anëtarësisë, si dhe nga detyrimi për të paguar shërbimin e fotografimit.
Për informacione dhe pyetje plotësuese në lidhje me kartelat e anëtarësisë, mund të kontaktoni shërbimin profesional të OM në numrin 02/3239-060, lokali 105.