Oda e Mjekëve në takim me përfaqësues nga Ministria e Shëndetësisë dhe Fondi i Sigurimeve Shëndetësore
Implementimi i reformës në mbrojtjen primare shëndetësore - në tre vitet e ardhshme
Në ambientet e Odës së Mjekëve, më 23.08.2023, kryetarja e Odës së mjekëve prof. dr.Kalina Grivçeva Stardelova dhe anëtarët e Bordit Ekzekutiv të Odës realizuan takim me dr. Zlate Mehmedoviq – koordinator i reformave për mbrojtjen shëndetësore nga Ministria e Shëndetësisë dhe z. Cvete Serafimovski nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore. Në takim u diskutua për reformën në mbrojten primare shëndetësore, e cila përfshin disa segmente dhe duhet të zbatohet plotësisht dhe gradualisht, në tre vitet e ardhshme.
Reformat në sistemin e mbrojtjes primare shëndetësore (MPSH) janë në drejtim për modernizimin dhe integrimin e shërbimeve me fushat tjera të sistemit shëndetësor, me fokus të veçantë sëmundjet kronike. Me reformat bëhet shkarkimi i shëndetësisë sekondare dhe terciare, duke përforcuar rolin e mjekëve amë, si dhe reduktimi i procedurave administrative për përshkrimin e terapisë kronike. Në pajtim me reformat e nisura në mbrojtjen primare shëndetësore, mjekët amë do të mund të përshkruajnë terapi për sëmundjet dhe gjendjet kronike më të shpeshta – hipertensionin, diabetin, sëmundjet pulmonare obstruktive kronike, astmën dhe hipotiroidizmin.
Me Vendimin për ndryshimin dhe plotësimin e listës së barnave bien mbi Fondin e Sigurimeve Shëndetësore të RMV, shpallur më 23 gusht 2023 në “Gazeten Zyrtare nr. 179” mjekët amë do të mund të përshkruajnë terapi kronike.
Mjekët amë (mjekët e mbrojtjes primare shëndetësore dhe mjekësia familjare), në pajtim me protokollet e reja, do të diagnostikojnë dhe përcaktojnë terapinë, përkatësisht do të përshkruajnë barna të caktuara për sëmundjet dhe gjendjet kronike më të shpeshta.
Pesë udhëzime klinike dhe protokolle të reja u kompletuan, të bazuara në udhëzime dhe dëshmi ndërkombëtare. Për implementimin e tyre janë trajnuar mjekët amë, përmes të cilëve deri më tani kanë kaluar rreth 700 mjekë.
Në lidhje me pagesën e paketës së re të shërbimeve që do të ofrohen nga mjekët amë, u potencua që janë siguruar mjete nga buxheti i shëndetësisë.
Në pajtim të parashikimeve, sipas kritereve të përcaktuara, institucionet shëndetësore të nivelit primar do të mbështeten nga Ministria e Shëndetësisë dhe me donacion të pajisjeve të reja, si eko, stetoskop etj.
Gjithashtu do të mundësohet edhe specializimi i mjekëve të praktikës së përgjithshme në mjekësi familjare, të cilat do të subvencionohen, me qëllim që pacientët të marrin sa më shumë shërbime shëndetësore në një vend. Qëllimi është të rritet kontroll ndaj rasteve të padiagnostikuara, përkatësisht të veprohet më shumë në fushën e parandalimit dhe zbulimit të hershëm të sëmundjeve.
Si risi me reformat në MPSH, mundësohet online caktimi i ekzaminimit te mjeku amë, secili pacient individualisht, përmes sistemit “Termini im”. Por kjo nuk do të vlejë kudo dhe gjithmonë, përaktësisht në punën e mjekëve amë me pacientët kronikë dhe me raste urgjente do të lihen terminet për ekzaminime të pacientëve të tjerë.
Me reformat e reja planifikohet edhe punësimi i një infermieri të dytë, përkatësisht një administrator në institucionet shëndetësore, paga e të cilit do të sigurohet nga shteti. Roli i infermierit të dytë, përkatësisht administratorit, do të jetë promovimi i parandalimit në shëndetësi, njëkohësisht do të lehtësohet puna e ekipit ekzistues mjek-infermier.
Në takim, përfaqësuesit e Odës drejtuan pyetje përfaqësuesve të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe kërkuan sqarime në lidhje me zbatimin e pjesës së reformës që i referohej barnave të reja që do të duhet të përshkruhen, në reçeta, lidhur me systemin “Termini im”, me masat ndëshkuese të ndërmarra nga Fondi, ndërkohë që kishte paqartësi të caktuara në lidhje me kundërvajtjen, etj.
Gjithashtu, nga Ministria e Shëndetësisë dhe Fondi i Sigurimeve Shëndetësore u sqarua se mjekët amë nuk do të kenë nevojë të ndryshojnë kontratat e tyre me anekse dhe se mjekët nuk do të kalojnë kuotat e reçetës dhe nuk do të penalizohen për deri sa i përmbahen përshkrimit të terapisë, në pajtim me protokollet.