Në fuqi ndryshimet e Ligjit për Mbrojtje Shëndetësore
Thjeshtësohet procedura për ndarjen e koncesionit për mjekët amë
Kanë hyrë në fuqi ndryshimet e Ligjit për mbrojtje shëndetësore me të cilat thjeshtësohet procedura për ndarjen e koncesionit për përdorimin e hapësirës dhe pajisjeve të ekipit që ka punuar së paku një vit në të njëjtën hapësirë në institucion përkatës shëndetësor, ku ekipi i parë për çfarëdo arsye e ka ndërprerë përdorimin e hapësirës.
Oda e Mjekëve ishte iniciuese për krijimin e këtyre ndryshimeve ligjore, sepse mjekët ballafaqoheshin me probleme, më shpesh në rastin e realizimit të drejtës së pensionimit, ordinanca duhet të jetë mbyllet, ndërsa mjeku tjetër që është i punësuar në institucionin shëndetësor si mjek nëse dëshiron të vazhdojë të punojë si koncesioner duhet nga fillimi ta kalojë gjithë procedurën, që e prishte vazhdimin e ofrimit të mbrojtjes shëndetësore dhe paraqiste ngarkesë të panevojshme administrative.
Kohë më parë, me iniciativë të Odës së Mjekëve, u miratuan edhe ndryshime në Ligjin për sigurimin shëndetësor, me të cilat u mundësua që në institucionet shëndetësore me dy ekipe, në rast të ndërprerjes së marrëdhënies së punës të mjekut të zgjedhur, mjeku i caktuar për zëvendësim, e që është i punësuar në institucionin e njëjtë, të vazhdojë t’u ofrojë shërbime shëndetësore pacientëve të mjekut të zgjedhur, për çka fiton 70% të kapitacionit për të gjithë pacientët të evidentuar te mjeku i zgjedhur, të cilit i është pushuar marrëdhënia e punës, në periudhë prej gjashtë muaj nga përfundimi i marrëdhënies së tij të punës. Nëse në atë periudhë punësohet mjek i ri i zgjedhur, mjeku i ri i punësuar vazhdon t’i ofrojë shërbimet shëndetësore për pacientët, përveç pacientëve të cilët kanë zgjedhur mjek tjetër.