Paraqitje për provimin profesional
Oda e Mjekëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut muajt e kaluar (Mars, Prill dhe Maj) për shkak të gjëndjes së shpallur të pandemisë me Covid-19 dhe gjendjes së jashtzakonshme në vend nuk zhvilloi dhënien e provim profesional.
Me qëllim të normalizimit të procesit të mbajtjes së provimit profesional, Oda e Mjekëve përgatitet për periudhen e ardhshme, duke respektuar protokollet dhe te gjitha masat e deritanishme të Qeverisë për mbrojtje nga Corona Virusi, të filloj me organizimin e tij.
Prandaj, ju bëjmë thirrje të gjithë mjekëve që duhet të japin provimin profesional të paraqiten në Odën e Mjekëve nëpërmjet emailit: strucen@lkm.org.mk ose lkm@lkm.org.mk, më së voni deri më 05.06.2020.
Dokumentet e nevojshme dhe fletparaqitje: http://lkm.org.mk/al/zapis.asp?ID=706