16.02.2021
16.02.2021
Fillon vaksinimi i punonjësve shëndetësor: Bëhu shembull, vaksinohu!
Nesër me fillim nga ora 10 në spitalin modular të Klinikës për sëmundje infektive dhe gjendje febrile do të fillon vaksinimi i punonjësve shëndetësor të cilët punojnë në kovid qendrat. Të parët do të vaksinohen punonjësit shëndetësor të Klinikës infektive, ndërsa ditën e parë është parashikuar vaksinimi i 260 punonjësve shëndetësor.
Sipas informacioneve nga Ministria e Shëndetësisë, pika në spitalin modular ku ka gjashtë pozicione vaksinimi, do të funksionojë në dy turne nga ora 8 deri në ora 20, ndërsa vaksinimin do ta kryejnë ekipet mjekësore nga Qendra shëndetësore Shkup.
Plani i përcaktuar parashikon oraret për vaksinim të jenë në 10 minuta. Ҫdo punonjës shëndetësor që do të vaksinohet do ti sigurohet dhe doza e dytë për rivaksinim.
Oda e mjekëve e RMV-së apelon deri te gjithë punonjësit shëndetësor ti përgjigjen thirjes për vaksinim, kjo është mënyra më efikase dhe më e sigurtë për mbrojtjen nga virusi SARS-Cov-2 dhe gjithashtu do të jenë shembull i mirë dhe do ti inkurajojnë qytetarët tjerë të bëjnë të njejtën për ta mbrojtur shëndetin e tyre.