Dr Kalina Grivçeva Stardelova: Imunizimi është një ndër intervenimet shëndetësore më të sukseshëm dhe efikas
“Imunizmi është një ndër intervenimet shëndetësore më të sukseshëm dhe efikas dhe këtë shumë herë e ka dëshmuar historia.Për atë shkak apeloj që askush, posaçërisht punonjësi shëndetësor nuk duhet të dyshojë nëse vaksinimi është hapi i duhur për të mbrojtur shëndetin personal, dhe gjithashtu parandalimin e pandemisë Kovid-19”, deklaroi prof.dr Kalina Grivçeva Stardelova, kryetarja e Odës së mjekëve, e cila si pjesë e profesionistëve shëndetësor e angazhuar në një nga kovid qendrat e pranoi dozën e parë të vaksinës.
“ Pandemia me virusin Kovid-19 është përkujtim qe sëmundjet infektuese janë kërcënim serioz i cili nuk njeh kufi, ndërsa imunizmi është arma më e fortë në luftën kundër tyre. Nuk egziston teknologji tjetër më efikase e cila ka mbrojtur dhë avancuar shëndetin njerëzor siç e bënë atë vaksinat.Vaksina është e rëndëshishme për ruajtjen e shëndetit të punonjësve shëndetësor, shëndetin e qytetarëve, g јithashtu dhe funksionimin e sistemit shëndetësor për këtë shkak nuk ka asnjë dyshim që duhet të vakcinohem, dekalaroi dr Kalina Grivçeva Stardelova, e cila shprehi besim që shembulli i saj personal do të jetë inkurajim për punonjësit tjerë të vaksinohen.
Oda e mjekëve e RMV-së si anëtare e Komitetit të përhershëm të mjekëve europian (SRME) përmes promovimit të Manifesit të botuar nga Koalicioni për imunizim i fton të gjithë profesionisët shëndetësor të vaksinohen kundër Kovid-19.
Dokumenti thekson tre arsye kryesore në të cilën secili punonjës shëndetësor porsa të ketë mundësinë duhet të vaksinohet kundër Kovid-19, sepse do të mbrohet nga sëmundja dhe nga ndërlikime të mundëshme serioze, për shkak se vaksinat kundër Kovid-19 janë të sigurta dhe efikase dhe në atë mënyrë ndihmon në ruajtjen e kapacitetit të sistemit shëndetësor.
Oda e Mjekëve, bashkë me odën Stomatologjisë dhe odën Farmacistëve në kuadër të memorandumit të nënshkruar për bashkëpunim, në këtë periudhë do të shfaqin aktivitete për afirmimin e vaksinimit kundër Kovid-19.