Oda e Mjekëve dhe Fоndi i Sigurimit Shëndetësor i RMV forcojnë bashkëpunimin e përbashkët
Përparimi i komunikimit me institucionet strategjike është një nga prioritetet e udhëheqësisë së re të Odës së Mjekëve. Në këtë drejtim, kryetari i Odës, prof. dr. Nikolla Jankullovski, dhe nënkryetaret për shëndetësinë primare dhe sekondare, dr. Lence Nelloska dhe dr. Biljana Petkovska-Ognjanova, realizuan një takim pune me drejtorin e Fondit për Sigurim Shëndetësor të RMV, Zlatko Perinski.
Në takim u bisedua për mundësitë e thellimit të koordinimit të ndërsjellë, me qëllim të krijimit të kushteve më të mira për punën e mjekëve dhe sigurimit të një mbrojtjeje shëndetësore më cilësore dhe më me qasje për pacientët.

Kryetari i Odës së Mjekëve, prof. dr. Nikolla Jankullovski, theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm dhe përfshirjes aktive të profesionit të mjekut në proceset e avancimit të rregullativës shëndetësore.
"Për Odën e Mjekëve është veçanërisht e rëndësishme që ekziston gatishmëria për bashkëpunim thelbësor dhe që qëndrimet e profesionit mjekësor merren parasysh gjatë shqyrtimit të çështjeve që ndikojnë drejtpërdrejt në punën tonë. Mjekët duhet të marrin pjesë aktivisht në përgatitjen e zgjidhjeve që i zbatojnë çdo ditë. Pres që përmes grupeve të përbashkëta të punës t'i shohim mangësitë ekzistuese në rregullativë dhe të propozojmë avancime konkrete, të bazuara në argumente profesionale dhe përvoja nga praktika. Interes i përbashkët është të kemi rregulla të qarta dhe të zbatueshme, më pak administratë të panevojshme dhe kushte në të cilat mjeku do të mund t'i përkushtohet në mënyrë maksimale pacientit," theksoi Jankulovski.

Nga janari i vitit 2027, me mbështetjen e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), do të fillojë punën një grup i përbashkët pune, i cili do të analizojë rregullativën ekzistuese shëndetësore dhe do të propozojë avancime konkrete. Prioritetet kryesore janë: thjeshtimi i procedurave administrative, zvogëlimi i obligimeve të panevojshme për mjekët, efikasitet më i madh, kushte më të mira pune, si dhe shërbime shëndetësore më cilësore dhe më me qasje për qytetarët.
"Kemi përgjegjësi të përbashkët për të krijuar kushte në të cilat mjekët do të mund t'a kryejnë punën e tyre pa pengesa, ndërsa qytetarët t'a marrin me kohë mbrojtjen e nevojshme shëndetësore. Jam i bindur se me komunikim të hapur dhe respektim të qëndrimeve mund të arrijmë përparim real në dhënien e shërbimeve cilësore për qytetarët," porositi drejtori i Fondit për Sigurimin Shëndetësor të RMV.






