Mjekët provuan forcat në futboll dhe basketboll
Në organizimin e Komisionit për aktivitete sportive pranë Odës së Mjekëve, gjatë muajit maj u realizuan me sukses edhe tre evente sportive, të cilat kaluan në shenjë të fair-play, shoqërimit dhe frymës garuese.

Turneu në futboll u mbajt më 9.5.2026 në Shtip, në fushën pranë shkollës së mesme të mjekësisë, me mbështetjen organizative të mjekëve nga Spitali Klinik të Shtipit.

Rezultatet:
Vendi i parë - Ekipi i Spitalit Klinik Shtip
Vendi i dytë - Ekipi i Shtëpisë së Shëndetit Probishtip
Vendi i tretë - Ekipi "Medikus" Shkup

Adhuruesit e natyrës shijuan ecjen malore në shpatet e Vodnos, e cila u mbajt më datë 16.5.2026. Kushtet e favorshme atmosferike u mundësuan pjesëmarrësve ta përfundonin ecjen pa shi dhe në disponim të shkëlqyer. Komisioni i Sportit shpreh falënderim të veçantë për mjekët nga Dibra që iu bashkuan shtegut dhe të cilët drejtuan ftesë që vitin e ardhshëm të jenë ata organizatorët e këtij aktiviteti sportiv.
.jpg)
Turneu në basketboll u mbajt në sallën "Forca" në Shkup.
Vendi i parë u fitua nga ekipi që fiton për herë të 5-të, në përbërje:
- Dr. VANGJEL RISTOVSKI
- Dr. ALEKSANDAR QOSEV
- Dr. STEFAN NEDELLKOSKI
- Dr. GORJAN MILLANOVSKI
Vendi i dytë u fitua nga ekipi i mjekëve nga Velesi, të cilët marrin pjesë për herë të parë:
- Dr. NENAD KOCIQ
- Dr. PANÇE JANKOVSKI
- Dr. IVAN ATANASOV
- Dr. GORAN BOGATINOV
Vendi i tretë i takoi ekipit të udhëhequr nga ortopedi i Spitalit "8 Shtatori":
- Dr. MARTIN HRISTOV
- Dr. VLADIMIR JOVANOVSKI
- Dr. ALEKSANDAR SMILEVSKI
- Dr. DUSHAN XHIDROV
Gjuajtësi më i mirë i tresheve: Dr. PETAR MILLOSHEVSKI

Nga aktivitetet e rregullta sportive që organizohen çdo pranverë, ka mbetur edhe turneu në tenis, i cili do të mbahet më 06 dhe 07 qershor, tradicionalisht në Koçan në fushat "Akuaten". Komisioni për aktivitete sportive u dërgon ftesë të gjithë mjekëve të interesuar që të paraqiten për pjesëmarrje paraprakisht ose në vetë ngjarjen.





