Shpallet konkursi për ndarjen e çmimit "Shën Naumi i Ohrit" për vitin 2025
Komisioni për ndarjen e çmimit "Shën Naumi i Ohrit" pranë Odës Mjekësore të RMV-së, shpall Konkurs për ndarjen e çmimit "Shën Naumi i Ohrit" për arritje të veçanta në fushën e shëndetësisë në vitin 2025.
Çmimi "Shën Naumi i Ohrit" ndahet si shenjë mirënjohjeje për arritje të veçanta në fushën e shëndetësisë, për një individ – doktor të mjekësisë. Çmimi është monetar dhe i ndahet një herë në vit mjekut i cili në vitin paraprak është dalluar veçanërisht me kryerjen e ndërgjegjshme dhe me përgjegjësi të profesionit të mjekut, i cili ka arritur rezultate jashtëzakonisht të mira në mjekimin e pacientëve dhe ka fituar besimin dhe popullaritetin e tyre, i cili ka realizuar bashkëpunim dhe raporte të mira me kolegët e tij, duke mos i vënë në pah ambiciet dhe cilësitë e veta dhe duke mos e keqpërdorur ndikimin e tij ndaj pacientëve për të përfituar dobi materiale, respektivisht i cili u është përmbajtur në mënyrë të vazhdueshme parimeve të etikës mjekësore dhe Kodit të deontologjisë mjekësore.
Nisma për ndarjen e çmimit mund ta dorëzojnë këshillat komunalë të Odës. Nisma për çmimin duhet të dorëzohet me shkrim, të jetë e arsyetuar dhe të përmbajë të dhënat personale dhe adresën e vendbanimit të kandidatit të propozuar, të dhëna për rezultatet e arritura në kuptim të kritereve për ndarjen e çmimit, si dhe dokumentacionin e nevojshëm.
Nisma e arsyetuar për ndarjen e çmimit duhet të dorëzohet më së voni deri më 30.05.2025 në adresën: lkm@lkm.org.mk.mk ose Bulevardi "Aradhat patizane" nr. 3, 1000 Shkup, me shënimin: Komisioni për ndarjen e çmimit "Shën Naumi i Ohrit".
Shënim: Nismat e pakompletuara dhe të dorëzuara pas afatit të caktuar nuk do të merren parasysh.





