Oda e mjekëve e Republikës së Maqedonisë të Veriut u bë anëtare me të drejta të plota e Këshillit Evropian të Odave të Mjekëve (CEOM)
Oda e Mjekëve e Republikës së Maqedonisë së Veriut është pranuar si anëtare me të drejta të plota në Këshillin Evropian të Odave të mjekëve (European Council of Medical Orders – CEOM). Ky hap i rëndësishëm përfaqëson njohje ndërkombëtare për punën e Odës, si dhe për përkushtimin drejt avancimit të profesionit mjekësor në vend.
"Anëtarësimi në CEOM është me rëndësi strategjike për mjekët tanë dhe për të gjithë sistemin shëndetësor. Si anëtare me të drejta të plota, Oda e Mjekëve fiton qasje të drejtpërdrejtë në standardet më të larta evropiane të etikës mjekësore, rregullativës profesionale dhe edukimit të vazhdueshëm," deklaroi Doc. Dr. Maja Manoleva, nënkryetare e Odës së mjekëve, e cila merr pjesë në ngjarjen e pranimit që po mbahet në Lubjanë, Slloveni.
Në këtë ngjarje janë të pranishëm edhe Dr. Ljubomir Stefanovski, Doc. Dr. Ilber Besimi, Dr. Todor Kiçukov.

Anëtarësimi nënkupton edhe harmonizim më të lehtë me standardet evropiane përmes pjesëmarrjes së drejtpërdrejtë në krijimin dhe zbatimin e normave evropiane për praktikimin e mjekësisë. Gjithashtu, avancohet mbrojtja e profesionit dhe etikës përmes shkëmbimit të përvojave me odat e tjera evropiane për mbrojtjen e dinjitetit dhe të drejtave të mjekëve, si dhe për avancimin e detyrimeve etike ndaj pacientëve. Krijohet një kanal i drejtpërdrejtë përmes të cilit mjekët е Republikës të Maqedonisë të Veriut do të mund të jenë të përditësuar me arritjet më të reja mjekësore dhe praktikat administrative në Evropë, ndërsa fuqizohet zëri i mjekëve e Republikës të Maqedonisë së Veriut në kuadër të institucioneve evropiane dhe pjesëmarrja në projekte të përbashkëta për përmirësimin e cilësisë të mbojtjes shëndetësore.
Si një organizatë profesionale, joqeveritare dhe jofitimprurësе, Oda e Mjekëve vazhdon të punojë në imperativin e saj – mbrojtjen dhe avancimin e statusit dhe ekspertizës së mjekëve, si dhe përmirësimin e cilësisë së sistemit shëndetësor në kuadër të kompetencave të saj të përcaktuara me Ligjin për Mbrojtje Shëndetësore. Anëtarësimi me të drejta të plota në CEOM u mundëson edhe vendeve më të vogla, si Maqedonia, që të marrin pjesë në mënyrë të barabartë në rrjedhat që formësojnë të ardhmen e mjekësisë evropiane.





