Oda e Mjekëve në Asamblenë e Përgjithshme të CPME
Dy përfaqësues të Odës së Mjekëve, Dr. Ljubomir Stefanovski, nënkryetar për mbrojtjen primare shëndetësore dhe Doc. Dr. Ilber Besimi, anëtar i Këshillit Ekzekutiv, marrin pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Komitetit të Përhershëm të Mjekëve Evropianë (CPME) që mbahet në Athinë nga data 24 deri më 25 tetor 2025, në organizim të Shoqatës Mjekësore Panhelenike, e cila shënon 100 vjetorin e ekzistencës së saj.
"Oda e Mjekëve e Maqedonisë së Veriut qëndron fuqishëm pas misionit të përbashkët të CPME – përparimin e shëndetit të qytetarëve, forcimin e etikës profesionale dhe mbështetjen e pavarësisë të profesionit të mjekëve. Në kohën e ndryshimeve të shpejta, të shkaktuara nga teknologjitë e reja, presionet demografike dhe sociale, është e nevojshme të bëhet veprim i përbashkët dhe shkëmbim i përvojave. Maqedonia e Veriut po punon në mënyrë aktive për përmirësimin e kushteve për mjekët dhe cilësisë së shërbimeve shëndetësore, me fokus të veçantë në edukimin dhe sigurinë e pacientëve. Jemi të bindur që përmes bashkëpunimit me CPME-në, do të vazhdojmë të ndërtojmë një shëndetësi evropiane profesionale, më të fortë, më të drejtë dhe më humane", theksoj Dr. Besimi në fjalimin e tij.

Kryetari i Shoqatës Mjekësore Panhelenike, Dr. Athanasios Eksadaktilos, theksoj që në Greqi, si dhe në shumë pjesë të Evropës, mjekët dhe profesionistët shëndetësorë vazhdojnë të punojnë në mënyrë profesionale dhe të përkushtuar, pavarësisht burimeve të kufizuara dhe kërkesave në rritje.
Kryetari i CPME, Dr. Ole Johan Bake, deklaroi që sfidat me të cilat përballen mjekët grekë, përjetohen nga profesionistët shëndetësorë në të gjithë Evropën. "Historitë e tyre janë simptoma të një krize që mund të zgjidhet vetëm në solidaritet përmes një strategjie të kordinuar për fuqinë punëtore shëndetësore në Evropë. Ne u bëjmë thirrje vendimmarrësve evropianë të dëgjojnë zërat e mjekëve", tha Dr. Bake.
.jpg)
Në sesione, përfaqësuesit e odave të mjekëve nga vendet evropiane, diskutojnë për tema të ndryshme, ndër të cilat praktikat profesionale dhe të drejtat e pacientëve, dixhitalizimi në shëndetësi, shëndeti publik dhe parandalimi i sëmundjeve.





