Oda vepron vetëm në kuadër të një procedure të përcaktuar me Ligj
Oda e mjekëve, mе datë 16.10.2024, në orët e pasditës, nga Ministria e Shëndetësisë pranoi raportin nga Mbikëqyrja Ekzekutive mbi punën profesionale të Klinikës Universitare për sëmundje të fëmijëve - Shkup dhe IPSH Klinika Universitare për sëmundje respiratore te fëmijët Kozle - Shkup, përgatitur nga Komisioni për Mbikëqyrje Profesionale i formuar nga ministri i Shëndetësisë, në lidhje me trajtimin e fëmijës së ndjerë R.S.
Komisioni për Çështje Etike dhe Juridike pranë Odës së Mjekëve, ditën e nesërme me datë 17.10.2024, mbajti seancë në të cilën e shqyrtoj këtë raport dhe në lidhje me gjetjet, Oda jep këtë mendim:
Komisioni për Çështje Etike dhe Juridike nuk ka kompetencë Ligjore për të shqyrtuar punën e Komisionit për Mbikëqyrjen Profesionale e formuar nga Ministria e Shëndetësisë, as të përcaktojë masa me iniciativën e tij, posaçërisht për shkak se nuk disponon dokumentacionin mjekësor në bazë të së cilës është përgatitur raporti.
Pjesa më e madhe e lëshimeve të evidentuara në raport janë lëshime sistematike në këto institucione shëndetësore, për të cilat Oda nuk ka kompetenca të drejtpërdrejta, por shpreh shqetësim të madh, sepse prekin seriozisht në funksionimin e institucioneve shëndetësore dhe në cilësinë e shërbimeve shëndetësore. Besojmë se institucionet shëndetësore që janë kompetente për këtë segment të raportit, në bashkëpunim me ministrin e Shëndetësisë, do t'i heqin lëshimet brenda afateve të dhëna.
Lidhur me lëshimet profesionale në trajtimin e shënuar në raport, Oda e mjekëve mund të veprojë vetëm në kuadër të procedurës së përcaktuar me Ligj në përputhje me Ligjin për Mbrojtje Shëndetësore, përkatësisht vetëm në bazë të vendimit të përgatitur nga ministri i Shëndetësisë. Në rastin konkret, një Vendim i tillë deri më tani nuk është dorëzuar në Odë, ndërsa Oda nuk ka mundësi ligjore të iniciojë përcaktimin e përgjegjësisë individuale dhe të propozojë masa vetëm duke u bazuar në raportin e dorëzuar.
Oda e Mjekëve do të veprojë menjëherë, në përputhje me kompetencat dhe ingerencat e saj, sapo të merr një Vendim nga ministri i Shëndetësisë, i cili saktë do të caktoj përgjegjësinë individuale dhe do të propozojë masa konkrete në përputhje me Rregulloret ligjore. Kuptojmë plotësisht nevojën e publikut për përcaktimin më të shpejtë të përgjegjësisë, por veprimi jashtë ingerencave dhe Rregulloreve ligjore bart rrezik që vendimet të ankimohen dhe të shpallen të pavlefshme.