OM: Për cilësinë e provimit profesional me rëndësi është të mbahen kritere të larta
Oda e Mjekëve drejton urime të gjithë kandidatëve që e kanë dhënë provimin profesional në seancën e provimit të shtatorit dhe thekson se kanë demonstruar njohuri solide që përfaqësojnë bazë të mirë për mjekët e rinj që do ta rindërtojnë dhe zgjerojnë gjatë zhvillimit të tyre profesional.
Oda thekson rëndësinë e mbajtjes së kritereve të larta për cilësinë e dhënies së provimit profesional, sepse ka rëndësi të madhe për krijimin e një kuadri mjekësor profesional.
Provimi për seancën e ardhshme të nëntorit do të mbahet në periudhën prej datës 28.10.2024. deri më 1.11.2024. Тë gjithë kandidatët që do t'i nënshtrohen provimit kujtojm që:
• Pjesa me shkrim e provimit jepet në kompjuter, nëpërmjet një programi të posaçëm që gjeneron një test me pyetje provimi dhe përgjigje të sugjeruara. Baza e pyetjeve të provimit është në dispozicion në këtë link ttps://lkm.org.mk/mk/record/21/21/struchen-ispit#1
• Për pjesën praktike, kandidatët shqyrtojnë një rast studimi në të cilin, në bazë të simptomave dhe anamnezës së pacientit, do të duhet të japin udhëzime për ekzaminime mjekësore dhe trajtim.
• Pjesa me gojë e provimit fokusohet në kontrollimin e njohurive për aspektet etike të profesionit.
Më shumë informacione për dhënien e provimit profesional mund të gjeni në linkun e mëposhtëm https://www.lkm.org.mk/mk/record/21/21/struchen-ispit.
Për çdo pytje apo infromacion shtesë mund të kontaktoni; Shërbimin profesional të Odës në numrin e telefonit 02/ 3225592, 02/ 3225590, lokali 110 ose në e-mail strucen@lkm.org.mk.