Oda e mjekëve shpalli listën e mjekëve me licencë të vlefshme për punë
Me qëllim të përmirësimit së transparencës në punë dhe sigurisë së pacientëve, me vendimin e Bordit Ekzekutiv, Oda e Mjekëve në ueb faqen e saj (https://lkm.org.mk/mk/record/121/962/lista-e-mjekëve -me-licencë-të vlefshme) shpalli informacion për mjekët që janë bartës të licencave të vlefshme për punë. Lista është publike dhe të gjithë individët e interesuar juridikë dhe fizikë mund të kontrollojnë nëse personi i caktuar është bartës i licencës për punë si mjek. Sigurimi i këtij informacioni publik presim që ti dekurajon përpjekjet për mos rrespektimin e rregullave ligjore në të cilën është rregulluar veprimtaria mjekësore.
Të dhënat e publikuara merren nga Regjistri i licencave të lëshuara, të ripërtërira dhe të vazhduara, që udhëheq Oda. Lista do të përditësohet çdo katër muaj me të dhëna të reja për licencat e lëshuara, të ripërtërira dhe të vazhdura. Lista përmban të dhëna për emrin dhe mbiemrin e mjekëve, specialitetin e tyre, numrin e licencës dhe datën e vlefshmërisë.
Oda bën ju rekomandon institucioneve shëndetësore gjatë realizimit të një punësimi të ri përmes listës së shpallur publike të kontrollojnë nëse mjeku ka licencë të vlefshme për punë. Kontroll mund të bëј dhe Fakulteti i Mjekësisë për regjistrimin e specializimeve, subspecializimeve dhe për nevoja të tjera, si dhe të gjitha institucionet kompetente që në ushtrimin e kompetencave të tyre duhet të konfirmojnë se personi në fjalë është bartës i licencës së vlefshme për të punuar si mjek.
Informacione të tilla shpallin edhe Odat e vendeve të tjera të rajonit, si Serbia, Kroacia, Sllovenia, si dhe vendet e Evropës Perëndimore.