Njoftim për ripërtërirejn e licencave për punë me vlefshmëri deri më 15.3.2025
Oda e Mjekëve fton të gjithë doktorët e mjekësisë, licencat e të cilëve janë të vlefshme deri më 15.03.2025, të paraqesin kërkesë për ripërtërirjen e tyre. Evidentimi i Odës tregon se bëhet fjalë për një grup më të madh mjekësh, rreth 2600, prandaj është e nevojshme që të gjithë ata që duan të ripërtërinë licencën të dorëzojnë dokumentet më shpejtë, në këtë mënyrë do të arrihet përgjigjе në kohë për gjitha kërkesat.
Për ripërtërirje të licencës për punë është e nevojshme të paraqisni kërkesë për ripërtërirje të licencës, duke bashkëngjitur dhe:
• Dëshmi se gjatë periudhës së vlefshmërisë së licencës së punës mjeku ka fituar numrin e duhur të pikëve për përsosjen e vazhdueshme profesionale. Lidhur me këtë kërkesë, përmendim se për shkak të epidemisë së Covid-it për vitet 2020, 2021 dhe 2022, mjekët duhet të kenë të paktën 10 pikë, në vend të 20 pikëve, në vit. Çertifikatat që duhet të dorëzohen janë për periudhën nga viti 2018 deri 2024.
• Vërtetim që të paktën 60% të kohës së vlefshmërisë së licencës për punë, mjeku ka punuar në veprimtarinë për të cilën ka licencë pune. Plotësimi i këtij kushti mund të bëhet duke i bashkëngjitur vërtetim nga Agjencia e Punësimit e RMV për lëvizje në shërbim ose vërtetim nga Fondi i Sigurimeve Pensionale dhe Invalidore të RMV ose vërtetim nga shërbimi personal për punonjësit në institucion shëndetësor publik.
• Vërtetim për anëtarësimin e paguar për periudhën e vlefshmërisë së licencës (vërtetim nga shërbimi për kontablitet për ISHP për anëtarësimin e paguar për periudhën e caktuar).
• Vërtetim për pagesën e kryer për ripërtërirjen e licencës.
Dokumentet e kompletuara dorëzohen në arkivin e Odës së Mjekëve. Dërgimi i dokumenteve me postë elektronike (e-mail) nuk konsiderohet dërgim i rregullt.
Për më shumë informacione, mjekët mund të kontaktojn numrin e telefonit 02/3225-592 ose 02/3225-590, lokali 105, ose të dërgoni mesazh në register@lkm.org.mk