29.03.2024
29.03.2024
Oda e Mjekëve dënon ashpër vrasjen e një mjeku
Oda e Mjekëve dënon ashpër vrasjen e një mjeku, që ndodhi mbrëmë në lagjen Zhelezarë të Shkupit, e cila shkaktoi shqetësim të fortë te fella mjekësore.
Theksojmë asnjë lloj dhune në shoqëri nuk duhet toleruar sepse dhuna nuk është mënyra e duhur për zgjidhjen e problemeve. Shprehim kërkesë publike që institucionet kompetente të veprojnë urgjentisht për këtë rast dhe të ndërrmarin të gjitha masat e nevojshme që të vërtetohen rrethanat në cilën ka ndodhur ngjarja dhe në mënyrë përkatëse të gjejnë kryerësin e veprës dhe të sanksionohet.
Humbja e jetës njerëzore është gjithmonë e rëndë, por tragjedia është shumë më e madhe kur bëhet në mënyrë të dhunshme. Humbja e mjekut është humbje për të gjithë sistemin shëndetësor.
Oda e Mjekëve shpreh ngushëllimet të thella familjes dhe më të afërmve, dhe mbetet vigjilente për të ndjekur zhvillimin e ngjarjeve dhe në mënyrë përkatëse të reagoj.