Provimin profesional këtë vit e kanë dhënë 440 mjekë
Në 10 seancat e provimeve të cilat ishin të organizuara gjatë vitit 2023, provimin profesional e kanë dhënë në total 440 doktorë të mjekësisë që plotësojnë kushtet për marrjen e licencës për punë. Interesim më të madh për dhënien e provimit profesional këtë vit ka pasur në seancën e provimit të dhjetorit, që kanë kaluar 232 doktorë të mjekësisë.
Doktorët e mjekësisë, pas përfundimit të Fakultetit të Mjekësisë dhe stazhin e praktikantit, duhet t'i nënshtrohen provimit profesional më së voni në afat të një viti për të marrë licencën e punës. Organizimi i dhënies së provimit profesional është një nga kompetencat e Odës, përveç dhënies së licencave, udhëheqjes së Regjistrit të licencave, akreditimit për edukim të vazhdueshëm mjekësor dhе zbatimin e mbikëqyrjes profesionale.
Vitin e kaluar 2022, provimin profesional e kanë dhënë 435 doktorë të mjekësisë, në vitin 2021 kanë marrë vërtetime për dhënien e provimit profesional 350 dhe në vitin 2019 ky numër ka qenë 420.
Në vitin 2024, Oda do të modernizojë procesin e dhënies së provimit profesional, duke ndjekur shembullin e shoqatave të odave tjera nga vendet e Evropës Perëndimore me të cilat realizohet bashkëpunim i ngushtë. Baza e pyetjeve të provimeve është përditësuar dhe plotësuar dhe tashmë është publikuar në faqen e internetit të Odës. Risi do të jetë që pjesa me shkrim e provimit do të jepet në kompjuter, ku një program i veçantë do të gjenerojë test me pyetjet e provimit dhe përgjigjet e ofruara, nga të cilat vetëm një do të jetë e saktë. Pasi t'u përgjigjen të gjitha pyetjeve, programi kompjuterik do të japë automatikisht numrin e përgjigjeve të sakta. Mjekët që përgjigjen saktë 60 për qind të pyetjeve do të vazhdojnë në pjesën e provimit praktik dhe me gojë. Në pjesën praktike mjekët do të marrin një rast studimi të një pacienti dhe ata duhet të shpjegojnë se si do ta trajtojnë atë. Në pjesën e fundit të provimit me gojë, si deri tani, theksi vihet në njohjen e normave dhe rregullave etike që mjeku duhet të respektojë në ushtrimin e veprimtarisë mjekësore.