Oda e Mjekëve dënon sulmin ndaj mjekut në Radovish
Oda e Mjekëve dënon ashpër sulmin fizik ndaj mjekut të punësuar në Ndihmën Urgjente në Shtëpinë e Shëndetit në Radovish, që ka ndodhur më 10 shkurt 2024, derisa ai ishte duke kryer veprimtarinë e tij profesionale dhe duke ofruar shërbime shëndetësore.
Oda bën thirrje për zero tolerancë për dhunën ndaj punonjësve shëndetësorë. Dhuna ndaj mjekëve, qoftë ajo fizike, psikologjike apo në çfarëdo forme tjetër, nuk duhet toleruar, sepse cenon rëndë integritetin e mjekëve dhe aktivitetet e tyre profesionale, gjë që ndikon negativisht në shërbimet që marrin pacientët. Prandaj, u bëjmë thirrje të gjitha institucioneve kompetente që të veprojnë me shpejtësi dhe përgjegjësi në rastin dhe të mbrojnë punonjësit shëndetësorë në ushtrimin e profesionit të tyre.
Kujtojmë që me ndryshimet e Kodit Penal të miratuarа vitin e kaluar, sulmi ndaj mjekut dhe një punonjësi tjetër shëndetësor në vendin e punës konsiderohet akt penal, sulm ndaj personit zyrtar, që do të thotë se ndaj sulmuesit duhet të bëhet deklaratë penale përkatëse, sipas obligimit zyrtar. Shprehim publikisht konsideratën tonë që prokuroria publike kompetente në këtë rast të qëndroj në nivelin e detyrës së saj dhe të veprojë në pajtim me Ligjin, pavarësisht se kush është sulmuesi.
Theksojmë se është veçanërisht e rëndësishme që mjekët të mos heshtin për çdo formë dhune të përjetuar në vendin e punës, por ta raportojnë menjëherë në polici dhe të dërgojnë njoftim drejtuar Odës, që të ndjeken në mënyrë aktive veprimet të institucioneve kompetente dhe të propozohen masa dhe politika për përmirësimin e situatës.
Inkurajojmë pacientët në rastet kur nuk janë të kënaqur me kualitetin e shërbimit shëndetësor, të raportojnë atë në një procedurë të duhur në pajtim me rregulloret ligjore, sepse vetëm në këtë mënyrë do të mund të përcaktohen arsyet e vërteta të krijimit të një gjendje apo situatë dhe për të gjetur një zgjidhje për tejkalimin e tyre.