31-vjet Oda e Mjekëve: Falënderime për mjekët që kontribuan në zhvillimin e transplantimit dhe dhurimit të organeve
Oda e mjekëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut shënoi 31 vjet nga ekzistenca e saj si organizatë e pavarur dhe profesionale e të gjithë doktorëve të mjekësisë në vendin tonë në një ceremoni të organizuar në kishën “Shën. Sofia” (Sveta Sofija) në Ohër, ku morën pjesë anëtarë të organeve dhe trupit të Odës dhe përfaqësuesit e lartë të institucioneve shtetërore. Fjalime të përshtatshme kishin Kryetari i Odës, prof. Dr. Kalina Grivçeva Stardelova, zëvendës kryetari i Odës, Asoc. Prof. Bekim Ismaili dhe Zëvendës Ministrja e Shëndetësisë Dr. Maja Manoleva.
“Oda është e hapur për çdo mjek që përballet me një sfidë, për çdo mjek që ka një ide, që të veprojmë bashkërisht dhe të organizuar në kuadër të kompetencave tona, sepse vetëm kështu mund të realizojmë qëllimet tona. Po ashtu dua të theksoj se unë si kryetar dhe Oda si organizatë jemi gjithmonë këtu për të mbrojtur mjekët, por duhet të jemi të vetëdijshëm se kjo mbrojtje nuk mund të jetë e pakushtëzuar, sepse kështu na bëhet dëm të gjithëve. Kushti që është vendosur dhe për të cilin insistohet është puna profesionale dhe eksperte me zbatimin konsekuent të të gjitha normave etike dhe rregullave të sjelljes”, tha Prof. Dr. Grivçeva Staredelova.
Asoc. Dr. Ismaili theksoi se me shënimin e ditës së themelimit të Odës kujtojmë të gjithë mjekët që hapën rrugën për zhvillimin e saj.
“Ne premtojmë të vazhdojmë rrugën e tyre dhe të jemi në shërbim për kolegët tanë për mbarëvajtjen e profesionit të mjekësisë. Gjithashtu ju falënderojmë kolegë për përkushtimin tuaj për të punuar në kujdesin për shëndetin e pacientëve tanë. Ju jeni shtylla e Odës dhe kjo ditë është destinuar për ju”, theksoi Asoc. Prof. Ismaili.
Në këtë event ishte dorëzuar mirënjohja më e lartë që e jep Oda, Pllaketën “Shën. Naum Ohridski” të cilën e fitoi Dr. Dragan Milevski nga Dellçeva me përvojë 26 vjeçare. Çmim të veçantë “Primarius Dr. Dimitar Ivanovski” për të tre studentët e mjekësisë me notën mesatare më të lartë nga të tre fakultetet e mjekësisë për këtë vit e fituan Leonid Rene Tomas Karaxhinov - Fakulteti i Mjekësisë, Universiteti i Sh. Kiril dhe Metodij - Shkup, Kristijan Zhivkov - Fakulteti i Shkencave Mjekësore, Universiteti Goce Dellçev Shtip dhe Blinera Balanca - Fakulteti i Shkencave Mjekësore, Universiteti Shtetëror i Tetovës.
Mirënjohjen për punimin më të mirë e fituan Dr. Antonela Ljubiq, Dr. Vladimir Trajkovski, Dr. Galina Dimitrova dhe Dr. Branislav Stankoviq për punimin “Sindroma Down – zhvillim refraktiv”. Në këtë event u dorëzuan edhe mirënjohje për kontribut të veçantë në zhvillimin e transplantimit dhe dhurimit të organeve për mjekët nga Klinika e Nefrologjisë, Klinika e Urologjisë, Klinika e Kardiologjisë, Klinika e Kardiokirurgjisë, Klinika e Gastroenterohepatologjisë, Klinika e Kirurgjisë Digjestive, Klinika e Ortopedisë, Klinika e Hematologjisë, Regjistri i Donatorëve të Maqedonisë, Klinika për Neurokirurgji, Instituti për Mjekësi Transfuzive, spitalet private "Sistina" dhe "Filip Vtori" dhe Klinika për Reanimacion dhe Mjеkim Intensiv. Në emër të fituesve të çmimeve foli koordinatorja kombëtare Dr. Maja Mojsova Mijoska.