Gjukojm ahpër ngjarjen në Spitalin Klinik të Tetovës, rasti do të hetohet me urgjencë.
Oda e mjekëve dënon ashpër incidentin e ndodhur në spitalin e Tetovës, në të cilin në rrjetet sociale është publikuar video incizim i pacientëve. Kërkesa për respektimin e të drejtave të veta nis nga respektimi i të drejtave të të tjerëve, në këtë rast të të drejtave të pacientëve, prandaj në një kohë sa më të shkurtër do të thirren organet e Odës për ta shqyrtuar rastin dhe për të ndërmarrë veprime dhe masa adekuate komfor kompetencave.
Me Kodin e Deontologjisë Mjekësore, mjekët marrin përsipër që do ta kryejnë profesionin e tyre me ndërgjegje dhe përgjegjësi, se do të respektojnë dinjitetin njerëzor dhe të drejtat e të sëmurëve dhe se do të ruajnë besimin e tyre.
Oda e Mjekëve si një organizatë e pavarur dhe profesionale e të gjithë mjekëve në vendin tonë vazhdon të punojë për mbrojtjen dhe promovimin e ekspertizës dhe detyrave etike dhe të drejtave të mjekëve, por me qëndrim kritik ndaj të gjithë atyre që cënojnë dinjitetin, reputacionin dhe integritetin e profesionit, si veprimtari me interes të veçantë shoqëror.
Oda e Mjekëve nuk do të lejojë që incidente të tilla të izoluara të jenë barrë e të gjithë mjekëve që me profesionalizëm dhe përgjegjësi kujdesen dhe trajtojnë pacientët për çdo ditë.