30.12.2022
30.12.2022
Orari për paraqitje dhe për dhënien e provimit profesional për vitin 2023
Oda e mjekëve publikon Kalendarin për dhënien e provimit profesional për vitin 2023 në të cilin parashihet që dhënia e provimit profesional të organizohet në 10 sesione duke filluar prej muajit janar të vitit 2023. Paraqitja për dhënien e provimit në janar fillon me 03.01.2023 dhe do të vazhdojë deri në 10.01.2023, kurse dhënia e provimit do të jetë e organizuar prej 23.01.2023 deri në 27.01.2023.
Pas përfundimit të praktikës, mjeku i mjekësis më së voni në afat prej një viti është i obliguar ti nënshtrohet provimit profesional që të mund të marrë licensë për punë. Procesi i dhënies së provimit profesional dhe dhënia e licensës për punë janë të rregulluar me Rregulloren për provimin profesional të mjekëve të mjekësis dhe për dhënien e licensës bazë. Paraqitja dhe dhënia e provimit profesional organizohet sipas Kalendarit për dhënien e provimit professional.
Më shumë informacione rreth procesit të plotë të dhënies së provimit profesional mund të gjeni në linkun e mëposhtëm.