Njoftim
Bordi ekzekutiv dhe Komisioni për çështje etike dhe ligjore i Dhomës së Mjekëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut sot zhvilloi seancë të jashtëzakonshme për të diskutuar aspektin etik të sjelljes së Dr. Nina Caca Biljanovska, e cila pasi u kthye nga Italia, në kundërshtim me rekomandimet, vazhdoi me detyrat e punës dhe shkoi në punë për një javë.
Dhoma e mjekëve e dënon ashpër veprimin dhe sjelljen e mjekes Nina Caca Biljanovska, e cila për shkak të mosrespektimit të rekomandimeve të vetë-izolimit në shtëpi, gjë e cila vlen për të gjithë qytetarët që vijnë nga vendet me rrezik të lartë të transmetimit të koronavirusit, shkaktoi përgjegjësi morale-etike dhe ligjore. Parimet etike të njerëzimit dhe respektimi i individit dhe jetës e detyrojnë mjekun të sillet me kujdes, të mos dëmtojë kolegët dhe pacientët, si dhe të jetë i gatshëm të marrë përgjegjësinë për veprimet e tij, jo vetëm ndaj pacientëve dhe kolegëve, por edhe ndaj komunitetit në përgjithësi.
Bordi ekzekutiv dhe Komisioni për çështje etike dhe ligjore i Dhomës së Mjekëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut, në përputhje me rregullat ligjore dhe nënligjore, kanë vendosur të lëshojnë vërejtje publike për Dr. Nina Caca Biljanovska dhe kanë kërkuar që të fillojë procedura para Gjygjit të Nderit, në kuadër të Dhomës së Mjekëve, e cila si organ i vetëm i pavarur dhe kompetent i dhomës, të diskutojë përgjegjësinë e mjekëve për shkelje të Kodit të Deontologjisë Mjekësore.
Dhoma e Mjekëve edhe një herë bëjnë apel deri te mjekët dhe të gjithë punonjësit e kujdesit shëndetësor që të sillen në mënyrë të përgjegjshme, profesionale dhe të arsyeshme siç i përshtatet profesionit të mjekut, si dhe t’i respektojnë plotësisht rekomandimet dhe udhëzimet e dhëna nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në mënyrë që mbrohet shëndeti i qytetarëve.