29.04.2021
29.04.2021
Lajmërim për fotografim për kartelën e anëtarësimit
Oda e mjekëve e RMV i lajmëron anëtarët të cilët nuk posedojnë ose posedojnë kartelë të vjetër anëtarësie që për përpunimin e kartelës së re për anëtarësim është e nevojshme të fotografohen në studion FOTO TOTO Shkup, e cila gjendet në rrugën Vladimir Komarov 18 lok. 12, Shkup ( përballë Tobako 2 ).
Fotografimi mund të realizohet çdo ditë pune nga ora 12:00 deri më 18:00. Për më shumë informata në lidhje me fotografimin mund të drejtoheni në këtë numër telefonik 078 907 383 .
Anëtarët e Odës janë të liruar nga obligimi për të paguar përpunimin e kartelës së re për anëtarësim, gjithashtu nga obligimi për të paguar shërbimin e fotografimit.